Odalloviq: Pa BKS nuk do të kishte Marrëveshje të Brukselit, shqiptarët nuk kanë vullnet që t’a kryer
Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Sërbisë Velko Odalloviq ka thënë sot se Marrëveshja e Brukselit nuk do të egzistonte nëse në të nuk do të kishte Bashkësi të Komunave Sërbe, duke shtuar se ajo marrëveshje ishte për njeriun, pra për sërbët dhe shqiptarët dhe se dhe qytetarët shqiptarë në Kosovë të kenë përfitime të caktuara, transmeton RTV.
Odalloviq për Tanjug vuri në dukje se asnjë politikan shqiptar në Prishtinë, që nga nënshkruesi dhe ish kryeministri Hashim Thaçi e deri tek kryeministri aktual Albin Kurti, nuk kanë treguar vullnet të vërtetë që të zbatojnë marrëveshjen në formën në të cilën është dakordësuar.
Shtoi se për 13 vite të gjithë kanë qenë dëshmitarë të shmangies së vazhdueshme të implementimit të asaj që ishte dakordësuar, pavarësisht faktit se Prishtina e ratifikoi marrëveshjen menjëherë pas nënshkrimit të saj.
"Kemi 13 vite shmangie dhe tani Prishtina nuk është problem për mua. Marrëveshja e Brukselit nuk kërkonte të respektohej nga Thaçi, i cili e nënshkroi atë. As Ramush Haradinaj nuk e respektoi, as Hoti, as Isa Mustafa, as dhe Kurti. Dhe nuk do t’a respektojnë atë në formatin dhe formën që u dakordësua", theksoi Odalloviq.
Ky i fundit vuri në dukje se pas 13 vitesh, pikat kryesore të Marrëveshjes së Brukselit po shkelen direkt duke theksuar si shembull mosegzistencën e komandantit sërb të policisë në veri, çka është e definuar nga detyrimi që komandanti rajonal të propozohet nga kryekomunarët e katër komunave sërbe.
Njëkohësisht vuri në dukje problemet në sistemin gjyqësor kosovar, i cili sërbëve u mohoi të drejtën për gjykim të drejtë dhe mbrojtje në proçedurat hetimore.
Gjithashtu, beson se Prishtina, nën pëlqimin e heshtur të Unionit Europian, tentoi t’a bënte të pakuptimtë konceptin e BKS përmes dhunës institucionale dhe lëvizjeve të njëanshme.
"Nuk kemi asgjë tjetër, plan implementimi që të zbatohet. Ne kemi disa gjëra që Prishtina dhe Unioni Europian, si garantues i gjithçkaje, thjesht i injorojnë, i shmangin, luajnë me kartën e faktit të kryer, lejojnë Kurtin të egërsohet institucionalisht, të shkatërrojë institucionet dhe t’a bëjnë të pakuptimtë të nesërmen Bashkësinë e Komunave Sërbe, sepse gjithçka për të cilën ne po flasim qëndron mjaft e qartë", tha Odalloviq.
Duke folur rreth situatës sot, tha se Kurti gjatë mandatit, u mori trojet sërbëve mbi të cilën ndërtoi kazerma dhe se në aktivitetet e tij të fundit sulmoi shëndetësinë dhe arsimin.
"Këto janë temat e zhvillimit urban dhe mbrojtjes së mjedisit dhe ku plani i implementimit shikohet direkt në lidhje mes Bashkësisë së Komunave Sërbe me Republikën e Sërbisë. Financimi, e gjithë kjo identifikohet përmes kësaj. Nëse kjo do të funksiononte, pra BKS, ne do të kishim organ kolektiv që përfaqëson sërbët kosovarë në të gjitha këto fusha", tha Odalloviq.
0 komentet