Odalloviq: Rezoluta kosovare tentativë për amnistinë e krimeve ndaj sërbëve; Bozhaniq: Nuk tërhiqemi nga lufta për të vërtetën

Veljko Odalović
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Komisionit për personat e humbur Velko Odalloviq tha se rezoluta e Kuvendit të Kosovës për “të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës” është tentativë që të imponohet një e vërtetë dhe të ndalohet çdo lloj këndvështrimi tjetër.

Sipas fjalëve të tij, çdo rezolutë direkt apo indirekt ka pasoja.

"Nuk është aspak rastësore në këtë moment që parlamenti i shtetit të vetëshpallur në këtë mënyrë vendos nën unifikimin e plotë të gjitha partive politike të shqiptarëve kosovarë. Iniciatori i kësaj rezolute është partia e Hashim Thaçit, i cili pop ret vendimin", tha Odalloviq i ftuar në RTS.

Theksoi se ajo çka kërkohet në atë rezolutë dhe e gjithë historia, është tentative për të amnistuar të gjithë ata që kanë kryer krime ndaj sërbëve.

"Ne këtë rezolutë absolutisht veçse identifikon atë çka ata konfirmojnë dhe të vërtetën e tyre dhe këndvështrimin e tyre. Ndalimi i çdo të vërtete tjetër apo përmendja e çdo tjetre", tha Odalloviq.

Sipas fjalëve të tij, kërkohet që të ndryshohet Kodi Penal i Kosovës dhe në të të vendosen dispozita penale për këdo që tenton në çfarëdo mënyre të spegojë dhe të thotë të vërtetën për ndonjë ngjarje.

Në rezolutë nuk përmenden viktimat sërbe, ndërsa Ollgica Bozhaniqit e lindur me mbiemrin Kostiq nga Kosova, i’u vranë apo rrëmbyen të 15 pjestarët e familjes, mes tyre dhe dy vëllezër.

UÇKi rrëmbeu apo vrau 15 pjestarë të familjes Kostiq përfshirë dhe dy vëllezërit e saj Llazarin dhe Todorin.

Bozhaniq tha se si motër e cila mbeti forcërisht pa vëllezërit e vet dhe si sekretare e Shoqatës së Familjeve të Personave të Rrëmbyer dhe të Zhdukur në Kosovë, pranoi me kënaqësi ftesën për të përcjellë zërin e së vërtetës për vrasjet e sërbëve.

"Ne nuk do të tërhiqemi nga vazhdimi i luftës për të vërtetën. Për ne është e rëndësishme si përfaqësues të shoqatës, të kemi bashkëpunim të mirë me Komisionin e Qeverisë së Republikës së Sërbisë. Nuk mundet askush që të mohojë se kanë ndodhur krime ndaj sërbëve, sepse këtu jemi anëtarët e gjallë, të mbijetuar të familjes që me të drejtë kërkojmë të na thuhet se çfarë u ka ndodhur të dashurve tanë. Është për të ardhur keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Kosovë e Metohi kurrë nuk i respektuan viktimat tona. Kjo është për të ardhur keq dhe këtë e dëgjuam jo formalisht dhe jo publikisht nga përfaqësuesit e familjeve të shqiptarëve të zhdukur. Nuk lejuan as të flisnin publikisht, që të mos kishin presion prej tyre", thotë Bozhaniq.

Theksoi se si familje deri në vitin 2005 shpresonin që vëllezërit e saj të shfaqeshin gjallë, megjithatë në prill të po atij viti, u hap varri masiv i Volujak afër Klinës, ku eshtrat e të dy vëllezërve të saj dhe të të tjerëve u shkatërruan me eksploziv.

"Atëherë pritëm një vit e gjysmë dhe krahasuam mostrat e djegura dhe të shkatërruara me mostrat e gjakut të të afërmve tanë. Në vitin 2006, varrosëm në Orllovaç 11 pjestarë të familjes Kostiq, katër të familjes Bozhaniq. Më i riu ishte Nemanja Bozhaniq i cili më 5 maj mbushi 16 vjeç ndërsa më 18 korrik me të atin e vet, xhaxhnë dhe vëllanë e xhaxhait të vet u morën pashkë me sërbët e tjerë", tha Bozhaniq.

Pyetjes sesi reagon bashkësia ndërkombëtare ndaj rezolutës, Odalloviq theksoi se një pjesë e madhe e përgjegjësisë për atë që ndodhi në Kosovë i takon bashkësisë ndërkombëtare.

Në rezolutën "mbi të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës" që u miratua javën e kaluar nga Kuvendi i Kosovës, institucionet gjyqësore inkurajohen të vazhdojnë punën për hetimet dhe gjykimet për krimet e luftës që ka kryer Sërbia në Kosovë, ndërsa dokumenti parashikon dhe detyrimin për të marrë masat e nevojshme ligjore për të ndryshuar Kodin Penal të Kosovës, me qëllim parashikimin e dënimeve për njerëzit që mohojnë apo minimizojnë krimet e kryera nga Sërbia gjatë luftës 1998-1999.

Bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn paralajmëruan se me këtë rezolutë dhe ndjekja potenciale penale, pamundësohet rishikimi i narrativës së Prishtinës zyrtare, duke theksuar se ajo rrezikon gjithashtu viktimat sërbe dhe viktimat e tjera të UÇK si dhe lirinë e fjalës së të gjithë qytetarëve të Kosovës.