Orliq me Kravinjo: Sërbët në Kosovë dhe Metohi po përjetojnë terror
Kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Sërbisë Vladimir Orliq është takuar sot me ministrin e jashtëm të Republikës së Portugalisë Zhoao Gomesh Kravinjo me të cilin mes të tjerash, ka biseduar rreth situatës në veri të Kosovës.
Siç bëhet e ditur në sajtin zyrtar të Kuvendit Popullor të Sërbisë, Orliq gjatë ketij takimi ka thënë se sërbët në Kosovë po përjetojnë terror dhe ka shtuar se në 20 vitet e fundit, janë ndërmarrë 10 mijë sulme fizike ndaj sërbëve dhe Kishës Ortodokse Sërbe.
"Sërbët në Kosovë dhe Metohi po përjetojnë terror të vërtetë, kërcënohen me dënime drakoniane, arrestohen pa asnjë arsye dhe prova, keqtrajtohen, rrihen. Në 20 vitet e fundit janë shënuar afro 10 mijë raste të sulmeve fizike ndaj sërbëve dhe Kishës Ortodokse Sërbe. Njerëzit po përjetojnë ngjarje të paimagjinueshme për Europën e sotme, çka nuk dëshirojnë më të durojnë dhunën dhe mashtrimet. Kemi 10 vite që po presim formimin e BKS, kemi përmbushur çdo detyrim që na ngarkohej nga Marrëveshja e Brukselit. E rëndësishme për ne është që miqtë tanë në mbarë Botën të dinë se vetëm njëra palë tenton të ruajë paqen-çka ëahtë Beogradi që udhëhiqet nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe askush tjetër“, ka thënë Orliq.
Ai ka paralajmëruar Prishtinën me aplikimet që po ndërmerr për anëtarësi në organizmat ndërkombëtare pasi kundërpërgjigja do të jetë e ashpër.
"Të mbështesësh apo edhe të heshtësh për lëvizje të tilla, do të thotë të shpërblesh atë që shkatërron paqen dhe shkel të gjitha marrëveshjet dhe normat" ka thënë Orliq.
Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe të mira që egzistojnë mes Sërbisë dhe Portugalisë dhe u vlerësua se potenciali për bashkëpunim egziston në shumë fusha të cilat kanë interes reciprok kryesisht kur bie fjala për ekonominë dhe energjitikën.
Gjithashtu bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për vazhdimësinë e marrëdhënieve diplomatike dhe tradicionale mes dy vendeve, të cilat këtë vit mbushin 140 vjet nga formimi i tyre.
0 komentet