Orlliq: Do të ishte absurde që pas gjithë kësaj, Kosova të shpërblehej me anëtarësi në Këshillin e Europës

Orlić i Šafer
Burim: Narodna skupština Republike Srbije

Kryetari i Kuvendit të Sërbisë Vlladimir Orlliq është takuar sot me raportuesin e Komitetit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Aksel Shefer, të cilin e informoi se situata në të cilën ndodhen sërbët në Kosovë është jashtëzakonisht e vështirë, fajtor i së cilës është kryeministri Albin Kurti.

Siç bëhet e ditur në deklaratën e parlamentit, Orlliq ka informuar Sheferin për terrorin e përditshëm, dhunën dhe kërcënimin e sigurisë të popullit sërb në Kosovë, raportin e Prishtinës me marrëveshjet e nënshkruara më herët, tentativa flagrante e të cilave, kanë për qëllim shkaktimin e eskalimit dhe shembur çdo dialog.

"Situata në Kosovë e Metohi është jashtëzakonisht e rëndë dhe kjo për faj të Albin Kurtit. Do të ishte absurde që pas gjithë kësaj çfarë është bërë, Kosova të jetë e shpërblyer me anëtarësi në Këshillin e Europës. Këtë nuk e thotë vetëm Sërbia, e thonë edhe shumë të tjerë në Europë" ka theksuar Orlliq.

Ky i fundit përsëriti qëndrimin e Sërbisë e cila shumë herë është përsëritur dhe nga presidenti Aleksandar Vuçiq që dialogu është mënyra më e drejtë për të shkuar në cilëndo zgjidhje të qëndrueshme.

"Në ndryshim nga Kurti, ne dëshirojmë paqe" ka thënë Orlliq.

Ky i fundit gjatë takimit ka shprehur vendosmëri për vijimin e bashkëpunimit me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Ai vuri në dukje përparimin e përgjithshëm që Sërbia ka arritur në mjaft fusha, e veçanërisht në aspektin e standardeve demokratike, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Sërbi.

Orlliq informoi bashkëbiseduesin për reformën e përfunduar me sukses në drejtësi, e cila filloi me ndryshimin e Kushtetutës vitin e kaluar, përgatitjen e një sërë ligjesh në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Komisionin e Venecias, si dhe miratimin e tyre.

“Ky proces ishte transparent dhe gjithëpërfshirës, ​​duke siguruar pavarësinë dhe mëvetësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivelin më të lartë qysh prej vendosjes së sistemit shumëpartiak në Sërbi. Vlerësimet përkatëse të BE në kapitujt 23 dhe 24, që trajtojnë specifikisht çështjet fondamentale të të drejtave themelore dhe luftës kundër korrupsionit, thonë se Sërbia ka bërë përparim” ka thënë Orlliq.  

Ky i fundit ka thënë se e njëjta vlen edhe kur vjen fjala për çështjen e sigurisë së gazetarëve, punës së parlamentit, si dhe përmbushjen e propozimeve të ODIHR dhe drafteve të tjera të partive politike përmes dialogut ndërpartiak.

"Të gjitha këto janë në fushën në të cilën kemi shënuar përparim, duke mundësuar më shumë liri dhe demokraci sesa ka qenë më parë" ka thënë Orlliq.

Shefer së bashku me përfaqësues të Sekretariatit të AP të KE, ndodhet në mision monitorimi dhe do të takohet me delegacionin e Kuvendit Popullor të Sërbisë në AP të KE, grupet parlamentare dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Kushtetuese dhe Legjislacion, thuhet në deklaratë.