Orlliq: Kurti ndërmerr terror ndaj sërbëve, mbështetje Vuçiqit në luftën për interesat e Sërbisë në KB
Albin Kurti ndërmerr terror ndaj sërbëve në Kosovë dhe politika shqiptaromadhe paraqet rrezik të madh për paqen në rajon, ka thënë sot kryetari i Kuvendit të Sërbisë Vlladimir Orlliq i cili së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës Sërbe të Bosnjës Nenad Stevandiq, i përcollën mbështetje presidentit Aleksandar Vuçiq në luftën për ruajtjen e interesave nacionale të Sërbisë në Kombet e Bashkuara.
Orlliq dhe Stevandiq sot në Beograd kanë nënshkruar Memorandum për formimin e forumit parlamentar Republika e Sërbisë-Republika Sërbe e cila u miratua, ku ka domethënie historike për bashkëpunim të mëtejshëm dhe lidhje të mëtejshme mes popullit sërb.
Kemi biseduar rreth çështjeve aktuale, përfshirë dhe situatën aktuale në B&H dhe Republikën Sërbe dhe theksuan rëndësinë e pajtueshmërisë së vazhdueshme me të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së Dejtonit. Orlliq përsëriti qëndrimin e Sërbisë se përherë është e gatshme të mbështesë atë që vjen si rezultat i marrëveshjes mes dy entiteteve, pra tre kombeve konstitutive, por kurrë nuk mund të pranojë çfarëdolloj imponimi të zgjidhjeve që vijnë nga "jashtë".
“Biseduam edhe për situatën e rëndë për popullin sërb në Kosovë e Metohi, e cila vjen si pasojë e terrorit të hapur të ndërmarrë nga Albin Kurti, i cili me politikën e tij shqiptaromadhe jo vetëm që paraqet rrezikun më të madh për paqen në rajon. por e ka vënë veten edhe në rolin aktiv të shkatërrimit të çdo dialogu” tha Orlliq.
Ky i fundit shtoi se pikërisht rreth këtyre çështjeve të rëndësishme, presidenti Vuçiq do të ketë diskutime me zyrtarë të shumtë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
“Dëshiroj sot si kryetarë të dy parlamenteve, që së bashku t'i përcjellim mbështetjen më të fortë presidentit Aleksandar Vuçiq dhe delegacionit tonë shtetëror, për luftën që ai po udhëheq për të mbrojtur pozitat tona shtetërore dhe kombëtare. Në këtë luftë populli ynë, si në Serbi ashtu edhe në Republikën Sërbe dhe kudo që jetojnë, përherë janë krenarë të vërtetë” theksoi Orlliq.
Stevandiq tha se nënshkrimi i Memorandumit do të formojë organ të përbashkët, i cili do të përbëhet nga deputetët e popullit të dy kuvendeve popullore dhe i cili do të mblidhet të paktën dy herë në vit dhe do të miratojë akte që do t'u dërgohen të dy parlamenteve.
“Ky është dhe thelbi dhe formalisht dokumenti më i madh dhe më serioz që po nënshkruajmë dhe që nuk është kundër askujt, sepse nuk ka asnjë konotacion tjetër përveç bashkëpunimit, zhvillimit, kultivimit të vlerave të përbashkëta, kulturës, traditës, por edhe mbështetjes së njëri-tjetrit. në mbrojtjen si të integritetit territorial të Republikës së Sërbisë, ashtu edhe të integritetit dhe kapacitetit të Dejtonit dhe kompetencave të tjera të Republikës Sërbe” ka thënë Stevandiq.
Ky i fundit në emrin e tij por edhe në emër të presidentit të RS Millorad Dodik, shprehu mirënjohje kryetarit Orlliq dhe presidentit Vuçiq, duke bërë të ditur se u arrit forma më e lartë e bashkëpunimit të organeve legjislative, të cilat për herë të parë do të nxjerrin konkluzione dhe rekomandime të përbashkëta dhe do të kenë rregulloren e tyre të punës.
0 komentet