Petkoviq: Pse policia e Kosovës nuk e lejoi EULEX të marrë pjesë në operacionin hetimor në vendinë Banjskë?

Burim: Kosovo Online
Drejtori i Zyrës për KdheM, Petar Petkoviq, ka pyetur publikisht se pse është dashur që Policia e Kosovës ta kryejë hetimin vetë, pa praninë e hetuesve të EULEX-it, dhe çfarë është ajo që duhej të fshihej në hetim.
“Pse policia e Kosovës nuk ka lejuar pjesëmarrjen e EULEX-it në operacionin hetimor në Banjskë? Pse ka qenë e nevojshme që policia e Kosovës ta kryejë vetë hetimin, pa praninë e hetuesve të EULEX-it? Çfarë ishte ajo që duhej të ishte fshehur në hetim”, pyeti Petkoviq.
Në ndërkohë, është lajmrue drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili tha se prania e policisë speciale në veri është shtuar pas ngjarjeve në Banjskë.
Hoxha nuk ka dhënë detaje se sa janë fuqizuar kapacitetet e njësisë speciale, por ka thënë se policia e Kosovës është në koordinim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe EULEX-in.
0 komentet