Orlliq në Baku: Azerbajxhani nuk ndryshon qëndrim rreth Kosovës, mbështetje të plotë integritetit territorial të Sërbisë

Vladimir Orlić u Azerbejdžanu
Burim: Skupština Republike Srbije

Pozicioni i Azerbjxhanit për çështjen e mosnjohjes së Kosovës qëndron i palëkundur dhe i pandryshueshëm, fiks si dhe qëndrimi që tërësia territoriale dhe tërësia e sovranitetit të Sërbisë, duhet të respektohen principialisht, kanë përcjellë sot kryeministri i këtij vendi Ali Asadov dhe ministri i punëve të jashtme Xhejhun Bajramov në bisedën me kryetarin e Kuvendit të Sërbisë Vlladimir Orlliq.

Ky i fundit i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Baku, sot në takime të veçanta ka biseduar me kryeministrin Asadov dhe shefin e diplomacisë Bajramov, të cilin e informoi rreth situatës së rëndë në Kosovë dhe terrorin e përditshëm dhe dhunën që ushtrohet ndaj popullit sërb, prej Prishtinës ku siç tha "tentativa flagrante për të shkaktuar eskalim, shembur çdo dialog dhe rrezikimin e paqes së mëtejshme".

Orlliq me mikpritësit ka biseduar dhe për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm dypalësh, bëhet e ditur nga Kuvendi i Sërbisë.

Ai në bisedë me kryeministrin Asadov ka thënë se parlamenti sërb është gati që në kuadër të kompetencës së vet, të ofrojë kontribut për avancimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Azerbajxhanit dhe me shumë kënaqësi ka konstatuar se në periudhën e mëparshme janë ratifikuar marrëveshje të rëndësishme.

Orlliq ka falenderuar Bakunë për mbështetjen e kandidaturës së Sërbisë për të qenë mikpritëse e Ekspo 2027 dhe ka shprehur pritshmërinë që Azerbajxhani të marrë pjesë në atë manifestim prestigjioz.

Në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Orlliq dhe Bajramov vlerësuan se të dy vendet mbajnë dialog të rregullt politik në të gjitha nivelet, siç dëshmohet nga takimi i fundit i krerëve të diplomacisë në korridoret e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, vizita parlamentare dhe mbi të gjitha-komunikim i rregullt i dy presidentëve të shteteve.

Në axhendën e të dy takimeve ishte tema e përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik, si dhe çështje të rëndësishme rajonale.

Gjatë takimeve u shpreh vendosmëria e fortë e të dyja palëve për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok.

Në kuadër të vizitës së tij në Baku, pas takimeve me zyrtarë, Orlliq vizitoi Qendrën për Gjuhën dhe Kulturën Sërbe të Universitetit të Gjuhëve të Azerbajxhanit, e cila u çel në maj të vitit 2018 nga Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.

Kryetari i Kuvendit u takua me rektorin e këtij universiteti, Kamal Abdulajev, i cili falënderoi Sërbinë dhe udhëheqjen e saj për mbështetjen e funksionimit të Qendrës.

Orlliq ka biseduar edhe me profesorë dhe studentë të gjuhës sërbe, të cilëve u ka dhuruar tekste shkollore-kopje të Kushtetutës së Sretenjit dhe të tjera, të cilat do t'i afrojnë më tej kulturën, traditën dhe historinë e popullit sërb, shtohet në deklaratë.