OSBE: Jemi në kontakt me KOS, kërkojmë sqarim nga autoritetet e Kosovës për arsyet e deportimit të igumenit Foti
Autoritetet e Kosovës të premten deportuan pa asnjë shpjegim igumenin e manastirit Devina Voda afër Zveçanit dhe pas EULEX-it tani është shprehur edhe OSBE-ja, e cila në përgjigjen e saj për Kosovo online ka thënë se po kërkojnë nga autoritetet e Kosovës shpjegim për arsyet e deportimit të kryegjakonit Foti.
Në përgjigje thuhet se “Misioni i OSBE-së ka mbështetur vazhdimisht klerikët e Kishës Ortodokse Serbe që të marrin lejet e tyre të qëndrimit në përputhje me legjislacionin e Kosovës”.
“Misioni ka ofruar mbështetje edhe për igumenin Foti. Ne jemi në kontakt me Kishën Ortodokse Serbe në lidhje me këtë rast dhe po kërkojmë sqarime nga autoritetet e Kosovës për arsyet e deportimit të tij”, thuhet në përgjigjen me shkrim të OSBE-së për portalin tonë.
Të përkujtojm, Eparkia e Rashko-Prizrenit do të paraqesë ankesë kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës për deportimin e igumenit të manastirit të Devina Vodës afër Zveçanit, pasi sipas ekipit juridik të Eparkisë së Rashko-Prizrenit, ky është një ndalimi arbitrar i banimit të igumenit Foti sepse nuk ka aktakuzë apo përgjegjësi penale.
0 komentet