Pahor: Kosova duhet t’a „dorrëzojë" BKS, Sërbia të vendosë për Perëndimin

Bivši predsednik Slovenije Borut Pahor
Burim: Kosovo Online

Kosova duhet t’a dorrëzojë BKS sepse kjo do të rriste besimin e Prishtinës dhe Beogradit më shumë se deri më sot, vlerëson ish-presidenti i Sllovenisë Borut Pahor.

Ky i fundit në një bisedë të organizuar nga Këshilli Atlantik, ka theksuar se përherë ka përkrahur dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë, ndonëse nuk ka qenë perfekt, ka dhënë rezultate.

“Në fund, zgjidhja përfundimtare do të varet prej presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq-nëse ai do të jetë në anën europiane apo ruse. Nëse ai zgjedh anën ruse, nuk do të ketë një zgjidhje përfundimtare të mirë të çështjes kosovare, por nëse do të jetë në atë europiane, herët a vonë do të ketë një kompromis të mirë çka do t'i sigurojë Kosovës pavarësi formale diplomatike” mendon politikani slloven.

Ai shtoi se si mik i të gjithëve duhet të thotë edhe se Kosova duhet t‘a dorëzojë Bashkësinë e Komunave Sërbe.

"BKS është nënshkruar dhe i takon Kosovës t‘a dorëzojë atë. Duhet të jetë një lloj bashkësie. Me themelimin e BKS besimi mes Sërbisë dhe Kosovës do të ishte më i mirë sesa deri më sot" beson Pahor.

Ky i fundit thekson se Bashkimi Europian dhe SHBA kanë një rol “ekstremisht” të rëndësishëm dhe pozitiv në dialog.

Pahor vlerësoi se Europa kërcënohet nga ndarja në vende demokratike dhe jodemokratike dhe se për Ballkanin është e rëndësishme se në cilin drejtim do shkojë Sërbia.

“Nëse Perëndimi do të jetë në gjendje të bindë Sërbinë që t’i kthejë shpinën Rusisë, atëherë i gjithë Ballkani është në krahun e Perëndimit. Nëse Sërbia zgjedh Rusinë atëherë për disa vite do të ndeshemi me një rajon jostabil" ka paralajmëruar ai.

Megjithatë, shton ai, nuk varet gjithçka prej Sërbisë.

"Nuk është vetëm Sërbia që vendos, por edhe BE. Shpresoj që BE të intensifikojë procesin e zgjerimit që mos të shihet vetëm teknikisht, por edhe si çështje politike e gjeopolitike” ka theksuar Pahor.

Ky i fundit vlerëson se si dikush që ka njohje me liderët në Sërbi, për t’a është një sfidë e madhe për të vendosur në cilin krah do të jetë e ardhmja, sepse sërbët janë të lidhur emocionalisht me Rusinë dhe racionalë me perëndimin.

Pahor thekson se është i nevojshëm durimi nga pala e Unionit që t’u japë kohë qytetarëve dhe liderëve të Sërbisë që hap pas hapi të kalojnë drejt perëndimit.

"Mesazhi im ndaj Perëndimit është se i’a vlen të jesh i durueshëm dhe të punosh me liderët sërbë, sepse bëhet fjalë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan për dekadat e ardhshme. Është e rëndësishme që Vuçiq të ketë një garanci se në fund të rrugëtimit europian, Sërbia të jetë anëtare e plotë e BE. Vuçiq nuk do të donte të shihte që Sërbia në fund të rrugës, të mos anëtarësohej” spegoi Pahor.

Ky i fundit theksoi se nuk egziston ndikim i Rusisë vetëm ndaj Sërbisë dhe Republikës Sërbe të Bosnjës, por edhe pjesërisht në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Ai vlerësoi se Ballkanit Perëndimor i nevojitet bashkëpunim ekonomik, qoftë nën kujdesin e Procesit të Berlinit apo dhe Ballkanit të Hapur.

Kur bie fjala për NATO, Pohor vlerëson se do të ishte mirë që udhëheqja boshnjake të vërtetojë se po shkon në rrugën e anëtarësimit sepse kështu, B&H sigurisht së bashku me Republikën Sërbe, do të ishin në anën e sigurtë të Europës së ndarë.

Përsa i përket Sërbisë, Pahor shprehet se momentalisht nuk e shikon si pjesë të NATO-s për shkak të kontekstit historik, por nëse Beogradi vendos për Perëndimin, shtrirja e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, do të ishte e mundur.