Vuçeviq: Nuk ka ditë pa incidente në Kosovë, Prishtina dëshiron t‘a bëjë të pakuptimtë dialogun

Miloš Vučević Screenshot Kosovo
Burim: Skrinšot TVB92

Nënkryetari i Qeverisë së Sërbisë dhe ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka thënë sot se sërbët në Kosovë përjetojnë presion të madh dhe nuk ka ditë pa incidente në komunat ku jetojnë sërbët, ndërsa Prishtina nuk dëshiron të punojë në drejtimin konstruktiv, por në drejtimin tërësisht destruktiv dhe të bëjë të pakuptimtë dialogun.

Vuçeviq në TV B92 ka thënë se në hijet e të gjitha ngjarjeve dhe atmosferës të cilën e ndërton shoqëria, ndodhin persekutime të përditshme dhe presion ndaj sërbëve në Kosovë dhe as sot nuk ka ditë pa incidente në ndonjë komunë në të cilën jetojnë sërbët.

“Shtinë para dy ditësh edhe në fshatin Ugljarë, afër Fushë Kosovës. Për fat askush nuk u lëndua. E ndërsa argëtoheshim me mjerimin tonë, kush do të varet i pari, apo nuk di çfarë t'i bëj presidentit apo patriarkut, deri atëherë ata që nuk e duan vërtet vendin tonë dhe synojnë të presin një pjesë të territorit të saj e mbi të gjitha për të dëbuar popullin sërb, vazhdojnë të punojnë sipas axhendës së tyre, të zbatojnë politikën e tyre, nga e cila nuk tërhiqen” ka thënë Vuçeviq.

Nuk e bërën, thotë, nuk i penguan as dy tragjeditë në Sërbi, veçse i bërën sehir si “moment të mirë” për të qenë më të shkathët në arritjen e qëllimeve të tyre.

Vuçeviq ka theksuar se Kosova është një temë e vështirë, mbi të gjitha çështja e sigurisë së komunitetit sërb, sepse nuk ka përparim në negociata.

“Dëgjuam sesi përfundoi raundi i fundit. Nuk egziston asnjë synim prej palës shqiptare për të shkuar në drejtim konstruktiv, por vetëm destrukcion të plotë dhe dialog të pakuptimtë, në mënyrë që Sërbia të paraqitet si një palë që nuk do të shkojë drejt marrëveshjes politike, por është një faktor përçarës, i pjekur për sanksione”, theksoi ministri.

Siç ka theksuar ai, për Prishtinën dhe Albin Kurtin do të ishte “ideale” nëse do të përsëritej skenari i viteve të ‘90.

"Dhe kjo na shqetëson dhe duhet të përqendrohemi tek ky problem. Ndërsa merremi me sigurinë e të gjithë qytetarëve, para së gjithash nxënësve, më të rinjve, duke u marrë armët e në të njëjtën kohë, duhet të kujdesemi për sigurinë e qytetarëve tanë në Kosovë e Metohi” tha Vuçeviq.