Pantoviq: Ndaj Pantiqit drejtohet një proces politik, Prishtina e ka shpallur fajësinë e tij qysh para gjykimit

Ljubomir Pantović
Burim: Kosovo Online

Zyrtarët e qeverisë në Prishtinë e kanë shpallur fajtor Dejan Pantiqin para se të mbarojë gjyqi në ngarkim të tij ndonëse asgjë të keqe nuk ka bërë. Kjo është një tjetër provë se ndaj tij po ndiqet një proces politik dhe krahas të drejtave të tjera që i mohohen, atij i cënohet edhe prezumimi i pafajësisë, thotë për Kosovo onlajn avokat Ljubomir Pantoviq.

Këtë deklaratë e ka bërë fill pasi ministri i policisë së Kosovës Xhelal Sveçlja deklaroi mbrëmjen e djeshme se “liria e lëvizjes dhe zhvillimit të të gjithë qytetarëve, nuk mund të kushtëzohet nga liria e kriminelëve të cilët me aktet terroriste kërcënojnë të gjithë qytetarët pa dallim”, çka praktikisht e shpalli Dejan Pantiqin fajtor për krimet që i janë ngarkuar ndërkohë që procesi gjyqësor ende nuk ka filluar.

Lirimi i ish policit Dejan Pantiq, provokoi sërbët të mblidheshin 12 ditë më parë dhe ngrinin barrikada. Gjyqtari i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë i caktoi atij masën e paraburgimit 30 ditor ndërkohë që apelimi ndaj këtij vendimi është refuzuar prej Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

“Unë nuk do të hyja në ujërat politike, por ligji për procedurën penale, si dhe Kushtetuta, parashikojnë ekskluzivisht dispozita që askush nuk mund të konsiderohet fajtor, derisa të vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Ajo çfarë ndodhi dje, është shkelje e rëndë e prezumimit të pafajësisë ndaj kujtdo personi. Madje edhe ndaj një personi i cili është dënuar me dënimin më të rëndë, deri sa aktgjykimi të marrë fuqi, askush nuk duhet ta quajë kriminel apo emërtesë të përafërt. Sveçla ka shkelur ligjin e procedurës penale të Kosovës dhe Kushtetutën dhe nuk është e drejtë që nga pozita ministrore të jepen deklarata të tilla publike. Ky është mesazhi që i përcillet publikut”, thotë Pantoviq.

Ai ka vazhduar se askush nuk mundet të shpallet fajtor përpara gjykimit final veçse gjykata dhe prokuroria.

"Politikanë të veçantë shpeshherë kanë nevojë të akuzojnë dhe të dënojnë pa u shprehur gjykata dhe prokuroria dhe tamam kjo ka ndodhur me rastin në fjalë. Theksoj se kur sërbi Zoran Gjokiq u dënua për krime lufte në Prishtinë tre vjet të shkuara kur vendimi u shpall gojarisht, unë si avokat i tij mbrojtës kur e morëm me shkrim pas katër deri në pesë muaj, ministrja e atëhershme e Punëve të Jashtme të Kosovës, ku natyrisht, nuk e lexoi vendimin e gjykimit, deklaroi se, Zoran Gjokiq është kriminel lufte dhe se dënimi ndaj tij është i butë. Ajo ftoi gjykatën të jepte një dënim më të rëndë. Dhe tani e njëjta gjë po ndodh", shprehet Pantoviq.

Ky i fundit ka reaguar ashpër edhe ndaj pretendimeve të shefit operativ të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha ka ka thënë se Dejan Pantiqit nuk i është mohuar asnjë e drejtë. “Deklarata se Dejanit nuk i është mohuar dhe shkelur asnjë e drejtë, është absolutisht e papranueshme. I është shkelur e drejta për kontakt të papenguar dhe të pakufizuar me avokatët mbrojtës. E vetmja rrugë e kontaktit me Pantiqin ka qenë me videolink nga kolegu Mitroviq. Kontakti me familjen është një tjetër e drejtë që po i mohohet atij. Është e drejtë e garantuar që duhet t'i lejohet çdo personi të paraburgosur apo të dënuar, vizita apo biseda. Dejan Pantiq nuk i ka këto të drejta“ ka saktësuar Pantoviq.

"Ajo çfarë Pantiq ka ushqim, krevat dhe ujë nuk do të thotë se atij nuk i janë shkelur të drejtat".

Avokati tregon se cilat të drejta i janë shkelur Pantiqit.

“Është e drejtë themelore që procedimi penal të zhvillohet me urgjencë të veçantë, sepse përjashtohet paraburgimi, procedura në përgjithësi zhvillohet në mungesë të të pandehurit dhe nëse i pandehuri është në paraburgim, procedura duhet të vazhdojë me shpejtësi. Ne kemi një situatë ku për 12 ditë nuk është ndërmarrë asnjë veprim procedural, përveçse është ndaluar dhe apelimi kundër këtij vendimi, na është refuzuar. Përsa i përket të drejtës për trajtim mjekësor, kemi vetëm informacion se ai ka pasur terapi të përshtatshme. E dimë që ai është i sëmurë kardiak por as ne si avokatë mbrojtës dhe as familja nuk mund të ishim të sigurtë pasi duhet të na e thoshte.

Pas kësaj shëtitja në ambjentet e jashtme është e drejta e radhës që pothuajse me siguri i shkelet Pantiqit, sepse nuk besoj se është e mundur aty ku është pasi çdo i paraburgosur ka të drejtë të jetë në hapësirë ​​të gjerë për të shëtitur të paktën dy orë në ditë”, tha Pantoviq.

Ky i fundit kujton se ai dhe avokatët e tjerë të Pantiçit kanë paraqitur një sërë kërkesash, por që deri më tash nuk ka pasur asnjë reagim.

„Kemi dorrëzuar kërkesë që të na lejohet ne si avokatë të shkojmë por nuk kemi pasur përgjigje. Ashtu sikurse kërkesën që ai të vizitohet nga gruaja apo dhe i biri. Gjithashtu kemi kërkuar ti mundësohen biseda telefonike me familjen që ata të binden që është gjallë. As për këtë nuk na është dhënë përgjigje“, thotë Pantoviq duke i’u përgjigjur Hoxhës se ushqimi, uji dhe krevati ndaj Pantiqit nuk janë respektim i të drejtave të tij.

„Deklarata e Gazmend Hoxhës se nuk është i sigurtë nëse anëtarët e familjes së Pantiqit do të takohen me këtë të fundit, është e pakuptueshme duke qenë e përsëritur çka dje në Jarinjë u faktua kur familjes së tij i’u ndalua të takoheshin me të. Nuk e di që dikush që është shef operativ nuk është i sigurtë nëse familja e Pantiqit do ta kontaktojë nga afër këtë të fundit“, ka thënë Pantoviq.