Shoqëria civile: Kushtet e paraburgimit të Pantiqit, në shkelje serioze të të drejtave humane

Hapšenje Dejana Pantića
Burim: Kosovo Online

Përfaqësues të 11 organizatave të shoqërisë civile përmes një deklarate shprehin “shqetësimin e tyre serioz rreth situatës në të cilën ndodhet ish zyrtari policor i Kosovës Dejan Pantiq".

Ata kanë ftuar "përfaqësuesit ndërkombëtar të njihen me rastin në fjalë sesi po respektohen të drejtat humane të të arrestuarit Pantiq".

"Si organizatë që merret si me të drejtën ligjore dhe të drejtave të njeriut, me këtë rast shprehim protestën tonë si pasojë e trajtimit të tillë ndaj zotit Pantiq, i cili mbahet në paraburgim larg qendrës së paraburgimit dhe gjithashtu në një ambjent ku siguria nuk përmbush as standartet e paraburgimit konform rregullores së Kosovës dhe as të konventave ndërkombëtare. Kushtet e paraburgimit në të cilat ndodhet si pamundësia e kontaktit me anëtarët e familjes së tij dhe avokatit, paraqesin shkelje serioze të të drejtave të njeriut çka kërkojnë angazhim urgjent si të organeve kompetente në Kosovë, ashtu sikurse edhe angazhimin e misioneve dhe organizatave ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut”, thuhet në deklaratë.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile i kanë bërë thirrje institucioneve kryesore dhe misioneve dhe organizatave ndërkombëtare të ndërhyjnë për të parë sesa po respektohen të drejtat e Pantiqit dhe mbi të gjitha e drejta për të patur kontakt me avokatin dhe anëtarët e familjes. Gjithashtu përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë shtuar se presin të njëjtin angazhim në kuadër të mandatit të vet për të vizituar Pantiqin e rjedhimisht të vërtetojnë gjendjen e tij shëndetësore dhe kushtet në të cilat mbahet.