Pantoviq: Paraburgimi i Ellezoviqit u zgjat ndonëse dokumentacionit mjekësor se është në gjendje të rëndë

Ljubomir Pantović
Burim: Kosovo Online

Paraburgimi i Ilija Ellezoviqit është shtyrë edhe për dy muaj të tjerë ndonëse gjykatësi kishte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm mjekëor rreth gjendjes së tij jashtëzakonisht të rënduar, ka thënë për Kosovo Onlajn avokat Ljubomir Pantoviq për Ellezoviqin i cili u arrestua për krime të pretenduara të luftës më 20 shtator.

Pantoviq i cili mbron Ellezoviqin, thekson se edhe dy sërbëve të tjerë të arrestuar në të njëjtën ditë me po të njëjtat akuza ashtu sikurse klienti i tij për krime të pretenduara lufte Zoran Kostiq dhe Dragan Milloviq, gjithashtu i’u zgjat afati i paraburgimit.

Avokati Pantoviq thekson se Ellezoviq është rast specifik pasi bëhet fjalë për pacient të rëndë onkologjik ku për katër javët e fundit katër herë është çuar për vizita të ndryshme mjekësore në Prishtinë.

"Është rast i veçantë karakteristik ai i Ilia Ellezoviqit ku publiku e di se është në gjendje shëndetësore dramatike. Në katër javët e fundit Ellezoviq është dërguar për vizita mjekësore në Prishtinë. Si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore ai ka patur vizita nga përfaqësues të OSBE, Unmik, Euleks, avokati i popullit dhe dy herë atë e ka vizituar përfaqësuesi i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Gjenevë. Gjykata dispononte dokumentacion mjekësor, i cili dëshmon dhe vërteton se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore. Madje egziston dokument i shkruar nga mjeku se kushtet e burgut mund të përkeqësojnë ndjeshëm shëndetin e tij. Megjithatë asgjë nuk vlejti, paraburgimi sot vijoi edhe për dy muaj” tha Pantoviq.

Ky i fundit nesër do të apelojë vendimin e gjykatës.

Ai shton se vendimi për vazhdimin e paraburgimit është dorëzuar në shqip çka është shkelur ligji.

“Kam fatin t’a kuptoj gjuhën shqipe, por sidoqoftë ligji po shkelet në dëmin tim dhe në dëm të njerëzve që mbroj” tha Pantoviq.

Ky i fundit kujton se në të kaluarën Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në numrin më të madh të rasteve lironte të pandehurit përkohësisht si pasojë e gjendjes shëndetësore të keqe.

“Në rastin e Ellezoviqit kjo nuk ndodhi. Kush mund të ndikojë tek gjyqësori kosovar këtë nuk mund t’a them. Por në këtë rast me të vërtetë janë përmbushur të gjitha kushtet që Ilia Ellezoviq të vuajë paraburgim shtëpiak pasi ai thjesht në këtë gjendje shëndetësore sikur edhe të dëshirojë, nuk mundet të shkojë në ndonjë vend jashtë Mitrovicës së Veriut" ka thënë Pantoviq.

Zyra për Kosovë e Metohi i ka përcjellë letër shefit të Euleks Xhovani Pjetro Barbano për gjendjen e rënduar shënetësore të Ilia Ellezoviqit i cili gati një muaj ndodhet në paraburgim nën akuzën e pretenduar të krimeve të luftës, duke treguar për trajtimin e keq të institucioneve kosovare ndaj tij, i cili, siç thuhet, mund të ketë fund fatal. Zyra për K&M letrën për shëndetin e Ellezoviqit, u‘a ka dërguar edhe misioneve tjera që operojnë në Kosovë.