Pantoviq: I arrestuari Ellezoviq në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, ndodhet në spitalin e Prishtinës

Ljubomir Pantović
Burim: Kosovo Online

Avokat Ljubomir Pantoviq ka bërë të ditur se i arrestuari Ilija Ellezoviq për të cilin rëndon vepra penale e "krimeve të luftës kundër popullsisë civile" shton se si pasojë e gjendjes së nderë shëndetësore ndodhet në spitalin e Prishtinës.

Avokat Pantoviq thekson se Ellezoviqit i është caktuar paraburgim policor 48 orësh dhe nesër do të dalë para gjykatës.

"Pas arrestimit, Ellezoviq u dërgua në Prishtinë. Atë Prokuroria Speciale e Kosovës e ngarkon me veprën penale të `krimeve të luftës kundër popullsisë civile` dhe sipas urdhërit të Prokurorisë, Ellozoviqit i është caktuar masa e ndalimit 48 orë në ambjent paraburgimi burgun policor. Pres që nesër të shoqërohet para Gjykatës Tehemelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë që t’i caktohet masa e arrestit" ka thënë Pantoviq për Kosovo onlajn.

Avokati shtoi se Ellezoviq është në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Sot është vizituar nga mjeku në Prishtinë dhe shprehimisht urdhëroi policinë që ta transferojë në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk e lejon vendosjen e tij në asnjë ambient paraburgimi, përfshirë edhe paraburgimin policor. Kështu është bërë dhe ai është në spitalin e Prishtinës”, ka theksuar avokati.

Lidhur me arrestimin e Ellezoviqit, avokati Pantoviq beson se arrestimi nuk ishte profesional.

“Nuk i di detajet e vetë arrestimit, por mund të them se Ilija më tha që policia nuk e trajtoi ashpër, faktin që unë si avokat mbrojtës nuk mund t’a dija për disa orë se ku ndodhej ai. Për çfarë është arrestuar dhe se nuk mori thirrje telefonike, flet se e gjithë kjo nuk ka ndodhur sipas standardeve demokratike dhe sipas ligjit” përmbylli Pantoviq.