Pas tre javësh, Dejan Pantiq mbërriti në shtëpi; Predrag Pantiq: Jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur
Dejan Pantiq mbërriti në shtëpi pas 19 ditësh qëndrimi në paraburgim në stacionin policor në vendkalimin administrativ Jarinjë, konfirmoi biri i tij Predrag Pantiq.
Predrag Pantiq ka deklaruar për Kosovo Online se babai i tij po ndihet mirë, por se ende nuk kanë pasur kohë të ulen dhe të bisedojnë ,dhe se ende nuk u ka treguar se si është trajtuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“Ai ndihet mirë, nuk u ankua për trajtimin, nuk patëm kohë të flisnim sepse të gjithë po telefononin, por e rëndësishme është që ai mbërriti, se është mirë dhe nuk ka probleme të mëdha. Jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur”, ka thënë Pantiq.
Kujtojmë se ish-polici Dejan Pantiq u arrestua në vendkalimin administrativ Jarinjë më 10 dhjetor. Arrestimi i tij ishte arsyeja që serbët në veri të Kosovës të ngrenë barrikada dhe të pengojnë transferimin e tij në Prishtinë. Pas 19 ditësh u vendos që Pantiqi të vendoset në arrest shtëpiak.
0 komentet