Pashalliq për deportimin e igumenit: Presioni ndaj KOS nuk është rastësor, ajo është fortesë e mbijetesës së sërbëve në Kosovë

Zoran Pašalić
Burim: Kosovo online

Avokati i Popullit të Sërbisë Zoran Pashalliq ka thënë se është e domosdoshme që Prishtina të spegojë se përse u dëbua nga Kosova igumeni Foti i Manastirit Devina Voda, për të përcaktuar nëse është “vullnet i keq” i dikujt apo egziston ndonjë argument i vërtetë për një veprim të tillë. Pashalliq bën thirrje për të gjithë këtë rast, përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe kujton se në dekadat e fundit ka pasur shumë sulme dhe presione nga ana e Prishtinës në drejtim të Kishës Ortodokse Sërbe, duke qenë se, siç thotë ai, është një nga fortesat kryesore të mbijetesës së popullit sërb në Kosovë.

Pashalliq thekson se institucionet kompetente në Sërbi do të reagojnë, e të njëjtën gjë pritet edhe nga ato ndërkombëtare, nëse provohet se dëbimi i igumenit Foti, ka qenë i pabazë.

“Për ne është shumë e rëndësishme të kemi atë dokument dhe të shikojmë se çfarë thuhet në spegim. Nëse deporton dikë nga ndonjë territor, nëse nuk ka pasur arsye serioze apo shumë domethënëse dhe dihet cilat janë këto arsye, jo vetëm në rregulloret që janë, por edhe sipas standardeve ndërkombëtare, atëherë këtu lind pyetja nëse është vullneti i keq i dikujt ose në të vërtetë egziston argument. Në çdo rast ne do të reagojmë për këtë”, tha Pashalliq për Kosova Onlajn.

Nëse bëhet fjalë për rast të izoluar apo për një formë tjetër presioni ndaj KOS në Kosovë, kjo do të konfirmohet thotë Pashalliq, kur Prishtina të paraqesë arsyet se përse është ndërmarrë deportimi.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia se do të ketë presione të reja të këtij lloji ndaj priftërinjve të KOS.

“Thelbi është ky, nëse nis ndërmarrja sistematike ndaj anëtarëve të KOS, pavarësisht nga kapaciteti i tyre dhe pa marrë parasysh rangun që kanë, atëherë realisht do të kemi përshtypjen, pretendimin se bëhet fjalë për presion që po ushtrohet. Duhet të jemi të sinqertë deri në fund dhe të themi-nuk është ky rasti i vetëm. Dhjetëra vite më parë keni dëshmitarë që flasin për presionin ndaj Kishës Ortodokse në K&M. Të gjithë ne i dimë shumë mirë arsyet, sepse KOS përfaqëson fortesën shumë domethënëse të qytetarëve të Sërbisë për egzistencën e tyre në K&M” ka thënë Pashalliq.

Duke vlerësuar se deportimi i At Fotit mund të jetë provokim për sërbët, Pashalliq apeloi tek populli sërb që të qëndrojë i qetë.

“Apeloj për paqe, se thjesht kjo nuk shkakton ndonjë reagim që nuk do të ishte në favor të qytetarëve të nacionalitetit sërb në K&M. Pasi atëherë realisht do të shfaqet mundësia se të tilla provokime do të vijojnë me qëllim të detyrohet përmes ndonjë reagimi bashkësia ndërkombëtare çka nuk do të ishte mirë për qytetarët e kombësisë sërbe në K&M” tha ai.

Sipas fjalëve të tij, Avokati i Popullit do të bëjë gjithçka për të bindur komunitetin ndërkombëtar të reagojë.

“Ajo që është përpara Avokatit të Popullit është kontakti, përsëri dhe nuk e di sesa për të disajtën herë me komunitetin ndërkombëtar që të bëjë atë që duhet, atë që ka ratifikuar në dokumente që kanë rëndësi ndërkombëtare dhe që kanë lidhje me secilin vend individualisht. Për këtë është ajo çka insistojmë që vazhdimisht të informojmë komunitetin ndërkombëtar rreth pozicionit të sërbëve në K&M, përfshirë pjestarët e Kishës Ortodokse Sërbe” tha Pashalliq.

Megjithatë, Pashalliq kujton se bashkësia ndërkombëtare nuk ka treguar interes për të zbatuar atë për të cilën është zotuar dhe se në shumë raste ka “mbetur e shurdhër” ndaj kërkesave të sërbëve.

“Ne 106 adresa kemi dërguar kërkesa për të hulumtuar gjendjen e të burgosurve sërbë në Kosovë dhe ende nuk kemi marrë përgjigje apo reagim, çka me të vërtetë para Avokatit të Popullit nuk ka ndodhur. Veç kësaj, ky institucion dhe organet në Sërbi kanë reaguar në mënyrë të panumërt kur të drejtat e njeriut janë kërcënuar në vende dhe territore të tjera” tha Pashalliq.

I vetmi informacion i konstatueshëm nga institucionet ndërkombëtare, thekson ai, mund të pritet ndonjë reagim dhe veprim konkret “që do ta pengonte të tillë gjendje të sërbëve dhe KOS në K&M”.

Sipas fjalëve të tij, pjestarët e KOS si dhe komuniteti sërb mbi të gjitha janë të obliguar të mbrojnë institucionet kosovare.

“Për mbrojtjen janë përgjegjëse autoritetet e K&M të cilat garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve që ndodhen aty. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, atëherë dihet se cila është instanca e radhës dhe këtu absolutisht nuk ka kurrëfarrë dileme. Pasi nëse në ndonjë shtet vetë shteti nuk mbron pjestarët e grupeve të caktuara ose popullsinë e rrezikuar, atëherë duhet të veprojë bashkësia ndërkombëtare” përmbyll Pashalliq.