Pashaliq: Pamohueshëm është kryer tortura ndaj serbëve në KdheM, mungesa e reagimeve është shqetësuese

Zoran Pašalić
Burim: Screenshot/RTS

Avokati I Popullit Zoran Pashaliq thotë se është e padiskutueshme që serbët janë torturuar në Kosovë, por se është i shqetësuese mungesa e reagimit nga bashkësia ndërkombëtare, raporton Blic.

“Nuk është vetëm torturë, por edhe ju pengon të jetoni normalisht”, tha Pashaliq, duke shtuar se askush nuk mund ta justifikojë torturën edhe në gjendje lufte.

Ai e vlerësoi të rëndësishme nevojën për të ditur se çfarë po ndodh me qytetarët serbë në Kosovë. I pyetur nëse ka vullnet politik për ta zgjidhur kët, ai thotë se këtë herë nuk ka pasur asnjë reagim.

Pashaliq saktësoi se përcaktimi i përgjegjësisë për atë që po ndodh në Kosovë nuk është objekt i veprimit të Avokatit të Popullit dhe theksoi se veprimi i tyre ka të bëjë me të gjitha institucionet që duhet të reagojnë dhe detyra themelore e të cilave është të reagojnë kur ekziston dyshimi se një person ose një numër më i madh njerëzish i nënshtrohet torturës, se deklarata ose komunikimi bazohet në shkaktimin e dhimbjes ose vuajtjes psikofizike të dikujt, lidhur me dhënien e një deklarate ose në procesin e proves.

“Ne kemi kontaktuar pothuajse të gjitha institucionet ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e njerëzve nga tortura, zbulimi dhe sanksionet, deri më tani kemi marrë vetëm një përgjigje nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) dhe institucioni evropian që merret me mbrojtjen kundër torturës dhe parandalimit të mundësisë që kjo të ndodhë”, ka thën Pashaliq për Tanjug.

I pyetur se çfarë mund të bëjnë tjetër, Pashaliq thotë se do të përdorin gjithçka që kanë në dispozicion, se do t'u drejtohen edhe atyre që nuk kanë aktivitet parësor dhe të cilët do të duhet të tërheqin vëmendjen e publikut për atë që po ndodh në veri të Kosovës dhe nuk lejohet sipas Konventës.

Pasaliç e cilësoi si precedent që bie ndesh me parimet e përgjithshme juridike faktin që kryeministri i Kosovës Aljbin Kurti lexoi listën e serbëve që do të arrestohen.

“Askush nuk reagon në as një rast të vetëm dhe kjo është ajo që na ka habitur”, tha ai.

Ai shtoi se institucioni i Avokatit të Popullit ka të gjithë sektorin e mbrojtjes kundër torturës dhe se është thelbësisht e rëndësishme që Mbrojtësi të ketë mandat në territorin e Serbisë, se ka institucione në Kosovë që duhet të deklarohen dhe të krijojnë komunikim me Beogradin dhe, nëse është e nevojshme, puna e përbashkët për të parandaluar torturat.

Pashaliq ka shprehur pakënaqësinë që as OJQ-të në Kosovë nuk kanë reaguar.