Pashiq: Në Kosovë po zbatohet modeli kroat, me ndjekjet penale pengohet kthimi i sërbëve të zhvendosur

Dragan Pašić
Burim: Kosovo Online

Misioni i OSBE më herët paraqiti raportin rreth vëzhgimeve të procedurave gjyqësore sipas të cilave në 88% të rasteve që ndërmerren ndaj sërbëve për krime lufte, kanë përfunduar me vendime dënuese çka sikurse beson avokati dhe ish prokurori ushtarak Dragan Pashiq, tregon se gjykatat as prokuroria nuk janë të paanshme.

Pashiq për Kosovo onlajn thekson se kjo nga ana tjetër konfirmon që të drejtat e të akuzuarve janë shembur qysh në nisje të procedurave sepse nuk u është siguruar prania e tyre e më pas të drejta për të pyetur dëshmitarët duke ditur se pyetjet e mënjehershme janë të domethënies thelbësore.

“Nuk egziston kontakt mes avokatit të vendosur nga gjykata dhe të akuzuarit dhe kjo me një fjalë, është kolaps i procedurës së provave, sepse procedura kompletuese e provave bazohet në deklaratat e vjetra të dëshmitarëve që janë bërë gjatë kohës së UNMIK apo EULEKS”, thotë Pashiq dhe bën të ditur se nuk pret që, pas raportit të OSBE të ketë ndonjë ndryshim apo reformë thelbësore në gjyqësorin kosovar si në aspektin e procedurës ashtu edhe në zbatimin e të drejtës materiale.

Bashkëbiseduesi ynë tërheq vëmendjen në atë që ndjekja penale shfrytëzohet si mjet politik për të ndalur kthimin e sërbëve të zhvendosur.

"Është duke u zbatuar modeli kroat. Sikurse e dimë, parim i tillë ishte i pranishëm në Kroaci. Pritshmëritë e mia janë që numri i procedurave të tilla të vazhdojë të rritet. Po dalim nga kuadri ligjor dhe kjo lloj sjelljeje shkon përtej kuadrit ligjor dhe do të thoja, hyn në fushën e letërsisë. Ky është një proces i pastër kafkian. Gjykohen njerëz që nuk e dinë se përse po gjykohen. U caktohen avokatë nga gjykata që përfaqësojnë formë të thjeshtë statistikore. Thirrjet përcillen me postë të thjeshtë në vend të kanaleve zyrtare ndërkombëtare. Çfarë është tjetër veçse një absurditet kafkian, kur bëhen gjyqe false me ligje false? Do të pajtoheni se vetëm Kafkës i shkonte në mendje t’a shkruante këtë në romanin e tij Procesi", sqaron ish-prokurori ushtarak.

Duke folur rreth asaj se përse ndonjëherë duket se bashkësia ndërkombëtare "shmang vështrimin" nga raste të tilla, Pashiq thekson se duket se fjala është për interes politik, sepse ndikimi politik tek Prishtina është i padiskutueshëm.

"Egzistojnë sponsorë ndërkombëtarë dhe çelësi i vetëm për zgjidhjen e këtij problemi ndodhet në duart e Perëndimit. Nëse zyrtarët ndërkombëtarë, organizatat dhe institucionet ndërkombëtare që kanë ndikim tek Prishtina kërkojnë reforma të vërteta e kështu kushtëzojnë mbështetjen e tyre financiare dhe çdo lloj mbështetje, do të ketë ndryshime themelore. Përndryshe, do të vijojë praktika e deritashme aktuale e cila është në kundërshtim direkt me Nenin 6 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut", konkludon Pashiq.