Pashiq: Në Kosovë tentohet “shfuqizimi” i ish UÇK, shqiptarët pa vullnet për t’u përballur me të kaluarën
Avokati dhe ish prokurori ushtarak Dragan Pashiq vlerëson se protestat ndaj Odave Speciale në Prishtinë tregojnë tentativën për shfuqizimin e UÇK nga çdo përgjegjësi penale por që shoqëria kosovare nuk ka vullnet që të përballet me të kaluarën.
“Përgjigja e pyetjes së fajit u shtrohet gjithë palëve pas luftës dhe konflikteve të armatosura dhe kjo është çështje mjaft komplekse. Duket se politikanët që drejtojnë reagimin e opinionit publik nuk po e drejtojnë në drejtimin e duhur, sepse çështja e përgjegjësisë duhet të jetë e pranishme. Duket se për këtë nuk egziston vullnet politik. Populli shqiptar duhet të kuptojë se nuk është tërësisht fajtor, por fajtorë janë njerëzit që kryen krime lufte dhe kjo duhet të kihet parasysh. Nuk duhet të identifikohen me liderët e të ashtuquajturës UÇK pavarësisht shërbimeve të tyre eventuale”, tha Pashiq.
Kryeministri shqiptar Edi Rama kërkoi që Kuvendi i Kosovës të miratojë Rezolutën për shkeljen e të drejtave të ish liderëve të UÇK para Odave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Pashiq thotë se ai dhe politikanët nga Kosova që e mbështesin këtë, “duhet të jenë të qartë se diçka e tillë është e pamundur”.
“Odat e Specializuara dhe Prokuroria Speciale u formuan në bazë të Rezolutës së Këshillit të Europës dhe ajo rezolute më vonë mori dhe kornizën ligjore duke ndryshuar amendamentin kushtetues dhe miratuar ligjin për Odat e Specializuara dhe Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ligji nuk parashikon heqje apo rishikim”, tha Pashiq.
Në protestën e Prishtinës në të cilën u tubuan shqiptarë nga rajoni, u tha se janë kundër “ndryshimit të historisë” nga Odat Speciale.
Ish prokurori ushtarak thotë se “gjykatat nuk ndryshojnë historinë”.
“Gjykata nuk ndryshon historinë, gjykata konfirmon përgjegjësinë penale individuale të njerëzve që akuzohen për krimet më të rënda: krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe egziston dyshim i arsyeshëm se ata kanë shkelur ligje të tjera që janë të vlefshme në territorin e të ashtuquajturës Kosovë”, tha Pashiq.
I pyetur se sa aktive është fushata për të “shfuqizuar” përgjegjësinë e UÇK nga çdo krim i kryer gjatë luftës, Pashiq thekson se prova më e mirë për këtë është vendimi ndaj ndihmësdrejtorit të Zyrës për K&M Igor Popoviq i cili u dënua për “nxitje dhe përhapje në publik të urrejtjes dhe intolerancës mes grupeve etnike” pasi foli për vrasjen e sërbëve në Rahovec dhe se vendimet e deritashme gjyqësore kanë treguar se pjestarët e UÇK kryen krime lufte.
“Rreth kësaj egzistojnë vendime të formës së prerë. Disa subjekte kanë përfunduar ku është konfirmuar pa mëdyshje se janë kryer krime kundër civilëve, të burgosurve të luftës dhe personave të tjerë që kanë marrë pjesë në veprime të armatosura në territorin e K&M. Ndaj, nuk mundet që të shfajësohet. Këtu bëhet fjalë për përgjegjësi penale. Por politikanët duhet të përllogarisin dhe përgjegjësinë politike e morale dhe në fund të fundit dhe fajin metafizik” beson Pashiq.
0 komentet