Pashiq: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është detyrues, motivet politike të pengesave të Kurtit

Dragan Pašić
Burim: Kosovo Online

Avokati Dragan Pashiq ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me seancën konstituive të parlamentit është detyrues, ndërsa kryeministri në mandat teknik Albin Kurti e pengon atë duke u udhëhequr nga motive politike.

„Albin Kurti, i udhëhequr qartazisht nga motive politike, po pengon vendimin gjyqësor edhe pse është i vetëdijshëm se ai është detyrues, pasi gjykata është një pushtet i pavarur, i pavarur si nga ekzekutivi ashtu edhe nga legjislativi, por edhe garant i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë“, ka deklaruar Pashiq për Kosovo online.

Ai ka sqaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i datës 8 gusht ka hyrë në fuqi në momentin kur është arsyetuar, dhe se atëherë ka filluar të rrjedhë afati i paraparë prej 30 ditësh për konstituimin e kuvendit.

„Megjithatë, ai është detyrues për të gjithë, e sidomos për ata që janë në të ashtuquajturën qeveri teknike“, ka precizuar Pashiq.