Baraliu: Osmani bëri mirë që reagoi, shpresoj që Gjykata Kushtetuese të jetë efikase

Mazljum Baraljiju
Burim: Kosovo Online

Profesori i të drejtës kushtetuese Mazllëm Baraliu ka thënë se presidentja kosovare Vjosa Osmani bëri mirë që reagoi duke i’u drejtuar Gjykatës Kushtetuese sesi ato institucione të zgjidhin krizën politike, pasi Kuvendi ende nuk është konstituar. 

“Presidentja Osmani, duke qenë se është juriste dhe juriste mjaft e zonja, i njeh këto raporte dhe di problemet politike e kushtetuese, kupton se kur duhet reaguar. Megjithatë unë mendoj që të gjithë ne qytetarët, partitë politike, deputetët dhe institucionet në këtë rast dhe presidentja, duhet të jenë më shumë aktive që të jemi të angazhuar për çështjen e konstituimit të kuvendit. Ndaj ka mjaft marrëveshje dhe traktate ndërkombëtare por dhe ligje që institucionet duhet të miratojnë”, ka thënë Baraliu për Kosovo onlajn.

Ky i fundit shtoi se Osmani këtë e di dhe e ka të qartë se duhet të reagojë pasi koha po mbaron. 
“Megjithatë, ndoshta shpresonte, si të gjithë ne, se do të kishte ndonjë marrëveshjeje dhe se do të konstituohej parlamenti, çka nuk ndodhi”, tha Baraliu.

Ky i fundit thotë se egzistojnë dilema dhe dyshime se çfarë do të ndodhë nëse parlamenti nuk formohet para 26 korrikut çka është dhe afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

"Këtë askush nuk e di pasi kjo nuk është e definuar në Kushtetutë, as në akte të tjera. Nuk ka procedura të qarta se çfarë duhet bërë në situata të tilla, pasi kjo është dhe hera e parë që hasim në bllokim për shkak të një çështjeje teknike dhe procedurale që duhet të marrë fund për një minutë, por që deputetët tanë janë mbledhur tashmë 50 herë", deklaroi Baraliu.

Megjithatë, nuk ka dilema se është mirë që Osmani reagoi.

"Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të jetë efektive dhe do t'u përgjigjet dhe dy akteve, pra peticioneve që kanë paraqitur dy parti politike, si dhe ajo nga ana e presidentes. Dhe shpresoj që kjo bllokadë më në fund të përfundojë që të kemi Kuvend të konstituuar e pas kësaj dhe Qeverinë", tha Baraliu.
Sipas mendimit të tij, përgjigjja duhet të pritet para 26 korrikut.

"Gjykata Kushtetuese do të duhej të ishte efikase, pasi bëhet fjalë për rast urgjent politik por dhe për rast ligjor që është mjaft delikat për shkak se ndodhemi në situatën ku nuk kemi as kuvend dhe as qeveri dhe që duhet t’i kishim patur. Kemi detyrime urgjente, shpresojmë që këtë herë të jetë më efikase, sepse nuk është ndonjë rast i komplikuar, profesional apo politik, por diçka që mund të përfundojë për disa minuta nëse egziston vullnet i partive që të marrëveshohen. E derisa nuk ka marrëveshje, gjithçka mbetet tek Gjykata Kushtetuese", konkludoi profesor Baraliu.

Osmani dje kërkoi prej Gjykatës Kushtetuese interpretimin e pasojave juridike nëse seanca e re e parlamentit nuk konstituohet në afatin kohor 30 ditor, cila është ajo gjykatë që përcaktoi në vendimin e vet në fund të qershorit.

Ky afat skadon më 26 korrik, për pak ditë dhe pavarësisht asaj se koha po “rrjedh” deputetët as sot nga tentativa e 51, nuk arritën të përfundojnë procesin e konstituimit të Kuvendit, sepse pas konfliktit verbal me deputeten e PDK Ganimete Musliu, kryetari i seancës Avni Dehari e ndërpreu atë dhe thirri vazhdim e seancës së re për pasnesër-më 25 korrik.