Patriarku Porfirije: Ruajtja e Kosovës e Metohisë brenda kufijve të Serbisë është obligim dhe imperativ
Patriarku serb Porfirije dhe kryepeshkopët e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) shprehën sot besimin se lidershipi i Serbisë, i udhëhequr nga Presidenti Alleksandar Vuçiq, nuk do të pajtohet dhe nuk mund të pajtohet me asnjë kusht që synon vendosjen e pavarësisë së Kosovës, njoftoi KOS.
“Udhëheqësi shpirtëror i serbëve ortodoksë dhe kryepeshkopët të pranishëm përsëritën edhe një herë qëndrimin e njohur, të qartë dhe të padyshimtë të Kishës Serbe se Kosova e Metohia janë pjesë përbërëse dhe e patjetërsueshme e Serbisë dhe se ruajtja e saj brenda kufijve të Serbisë është detyrim dhe imperativ kushtetues si për Kishën ashtu edhe për shtetin tonë”, thuhet në njoftim.
KOS-i kujton se në ditën e sotme të festës së Shën Gjon Pagëzorit, Vuçiq vizitoi Patriarkun serb Porfirije në Patrikanën dhe mori pjesë në aktin e lutës të shenjtërimit të kulaçit.
Presidenti i Serbisë e përgëzoi patriarkun shenjtërinë e tij dhe më pas e njoftoi atë dhe kryepeshkopët e pranishëm se gjatë ditës do të ketë takime të rëndësishme dhe shumë serioze për Kosovën.
Në njoftim thuhet se KOS-i do të mbështesë gjithmonë udhëheqjen e Serbisë në përpjekjet e saj për ruajtjen e Kosovës si pjesë e patjetërsueshme së Serbisë, si dhe për bashkëjetesë në paqe dhe mirëkuptim të ndërsjellë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të të gjithë qytetarëve që jetojnë në atë territor.
komentet