Vuçiq uroi Patriarkun Porfirije, klerin e Kishës Ortodokse Serbe dhe të gjithë besimtarët: Paqja e Zotit – Krishti u lind!

Vučić uneo badnjak u Predsedništvo.
Burim: Instagram

Presidenti i Republikës së Serbisë, Alleksandar Vuçiq i ka dërguar sot një urim për Krishtlindje Shenjtërisë së Tij Patriarkut serb zotri Porfirije, klerit të Kishës Ortodokse Serbe dhe të gjithë besimtarëve që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Julian.

“Ju uroj sinqerisht juve, klerit, murgjve dhe të gjithë besimtarëve Krishtlindjet, festën e Lindjes së Krishtit. Uroj që festa në të cilën ne vazhdimisht e ringjallim në vetvete takimin e Zotit dhe njeriut në Krishtin, të ju frymëzojë dhe ju mbledh rreth vlerës së paqes së qëndrueshme, dashurisë vetëmohuese, urtësisë, durimit dhe këmbënguljes, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe popullit serb në tërësi. Paqja e Zotit – Krishti u lind", tha Vuçiq në mesazh urimi.