Pauer: Bajden mbështet fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës

1
Burim: Kosovo Online

Drejtorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Samanta Pauer ka thënë sot se mesazhi kryesor i presidentit amerikan Xho Bajden është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse mbarë rajoni ka domethënie të madhe për Amerikën, transmeton Blic.

"Mesazhi kryesor i presidentit Bajden tregon sesa i rëndësishëm është procesi i normalizimit dhe sa dëshirojmë të mbështesim procesin dhe inkurajojmë progresin në të cilën deri më tani është bërë" ka thënë Pauer.

Duke i‘u përgjigjur pyetjes sesi USAID mund të ndikojë në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, ajo tha se janë të vetëdijshëm se ka shumë skepticizëm nëse zgjidhja do të dalë dhe ku e çon Sërbia dhe Kosova, por ajo spegoi se rruga e integrimit ekonomik, lehtësimi i investimeve në biznes për investitorët e huaja dhe rritja e interesit të sektorit privat, çojnë në njohjen se ky rajon është i qëndrueshëm.

"Unë jam këtu për të kuptuar sesi mund të ndihmojë USAID. Ne e njohim rëndësinë e prosperitetit për njerëzit e të dy vendeve, dhe padyshim nëse normalizimi ndodh, ai do të çelë mundësitë ekonomike të cilat do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për popullin e Sërbisë dhe Kosovës" tha Pauer.

Kjo e fundit thekson se rajoni dhe dialogu janë jashtëzakonisht të rëndësishme për presidentin Bajden, i cili ka një histori të gjatë me këtë rajon, me Sërbinë dhe popullin e saj, dhe kujtoi se në rajon e ka dërguar disa herë zyrtarin Derek Sholle si dhe ambasadorin Hill.

Pauer tha se mezi pret bisedën e nesërme me sipërmarrësit e IT dhe prodhuesit e energjisë dhe theksoi se pavarësia energjetike është diçka për të cilën të gjitha vendet po përpiqen.

“Po pres me padurim bisedën me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq se çfarë tjetër mund të bëjë USAID për popullin sërb dhe si një katalizator për të çuar përpara këto diskutime të ndjeshme”, tha ajo.

Sipas saj aspektet ekonomike të rajonit janë premtuese dhe kjo është diçka në të cilën USAID ndihet krenar.

"Mundësitë ekonomike janë forma dinjiteti, kur mund të shihni se programet e partneritetit do të përmirësojnë cilësinë e jetës së njerëzve, më shumë punë, do të lejojnë talentet e rinj të dinë se mund të ndërtojnë jetën e tyre këtu, gjë që do të përforcohet duke normalizuar marrëdhëniet" ka thënë Pauer.

Ajo u ka shprehur ngushëllime prindërve që humbën fëmijët e tyre në ngjarjet tragjike që ndodhën në Sërbi javën që shkoi.