Paviqeviq: Sërbët e ndaluar u keqtrajtuan brutalisht

Dejan Pavićević - uhapšeni Srbi
Burim: Novosti

Oficeri për lidhje mes Beogradit dhe Prishtinës Dejan Paviqeviq, i cili para disa ditësh mori kontakt me sërbët e arrestuar në Kosovë, ka thënë se në 10 vite karrierë shumë herë ka vizituar njerëz nëpër burgje dhe se në jetë shikon gjithçka, por jo kështu sikurse ka takuar të ndaluarit që janë keqtrajtuar kaq brutalisht, transmeton Novosti.

"Me këtë punë punoj prej 10 vitesh dhe shumë herë kam vizituar njerëz nëpër burgje, në jetë kam ndeshur me punë të ndryshme, pra gjithshka, por por kjo është të jetosh kafshërisht me dikë. Të jetosh fjalë për fjalë si kafshë. Millun Millenkoviq Llune e pësoi më keq. Atë që i bërën atij, është keqtrajtim kafshëror” ka rrëfyer Paviqeviq.

Përveç Millun Millenkoviqit, Paviqeviq ka vizituar dhe Nemanja Vllashkoviqin, Millovan Bozhoviqin, Dallibor Spasiqin, Radosh Petroviqin dhe Dushan Obrenoviqin dhe nga ajo çfarë pa, mund të thuhet se ajo që është ndërmarrë prej policisë kosovare ndaj tyre, mund të karakterizohet si vepër penale.

"Përsa i përket Llune Millenkoviqit, unë nuk shikoj mënyrë tjetër veçse kjo vepër klasifikohet si tentativë për vrasje. Është fat që ky njeri ngeli i gjallë. Ndaj tij është qëlluar me qytat e armëve në kokë dhe këmbë. Fati i tij i vetëm është se ky njeri është sportist i shkëlqyer sepse është në kontakt me sportin dhe përmes tij bëri që t’i rezistonte goditjeve. Sigurisht, jo në një mënyrë kaq brutale. Po të mos ishte sportist dhe të mos merrej me këtë sport, nuk do të ishte i gjallë” ka thënë Paviqeviq.

Ky i fundit ka bërë të ditur raportin e vizitave me të burgosurit dhe thotë se tek sërbët e arrestuar kohët e fundit, ende janë prezente hematomat dhe plagët në duart e tyre të shkaktuara si pasojë e lidhjes me tela plastikë.

“Janë të lidhur me tela plastikë dhe janë të kapur kaq ngushtë saqë ankohen se nuk i ndjejnë gishtat e mëdhenj. Kanë mavijosje dhe hematoma në stomak. I godasin në zonën e mëlçisë dhe e gjithë kjo mund t’u lënë pasoja afatgjata. Për të mos thëne që i shajnë dhe ofendojnë. E dini çfarë, arrestoni dikë dhe akuzojeni për krimin e intolerancës racore, kombëtare fetare dhe pastaj shajeni nga nëna sërbe. Kjo kapërcen çfarëdolloj hipokrizie. Për dhjetë vite nuk kam parë diçka të tillë. Niveli i tmerrit dhe gjithcka që kanë përjetuar, është e pamundur të rrëfehet. Dashtë Zoti që këta njerëz të mos kenë pasoja afatgjata. Pyetja është sesi do t'i shërojnë traumat e tyre psikologjike” thotë Paviqeviq.

Ky i fundit kujton se Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, të cilët i vizitoi në njësinë e burgut të Gjilanit, pavarësisht se janë ndaluar, nuk egzistojnë prova që të kenë qenë në trazirat e 29 majit në Zveçan sepse Kfor ata i shpoqëroi 20 minuta para se të niste gjithçka.

"Njerëz që nuk kanë asnjë lloj lidhje me ndonjë gjë, janë ndaluar. Kfor ata i mori njëzet minuta para se të nisnin trazirat. Për këtë, egzistojnë pamjet e kamerave mbikqyrëse, pamje nga mediat. Dushan Obrenoviq ka ende gjurmë të dukshme të rrahjes. Ka plagë. Po flasim për gjëra që kanë ndodhur konkretisht në rastin e tij tre javë më parë”, thekson Paviqeviq.

Duke folur për mizoritë e kryera nga policia kosovare ndaj sërbëve të cilët i burgosën, Paviqeviq thotë se nuk është i sigurt nëse egziston në sërbisht ndonjë fjalë për të përshkruar gjithçka.

"Kjo është diçka që kafshët nuk do t’a bënin, e jo më njeriu tek njeriu. Nuk do t’a kishit lidhur kafshën në atë mënyrë që t’i lini shenja të tilla si këta njerëz në kyçet e duarve të tyre" thekson Paviqeviq.

Gjithashtu Paviqeviq deklaron se do përcjellë kërkesë për leje për të vizituar sërbët që u ndaluan pas vizitës së tij.

“Unë sigurisht do të doja të kaloja edhe tek sërbët të cilët u arrestuan pas vizitës sime, por edhe gjashtë sërbët të cilët i vizitova. Gjithësesi do të kërkojmë leje, nëse do na e japin apo jo, këtë do ta shohim" ka thënë Paviqeviq.

Raporti i Paviqeviqit për gjithçka që pa dhe dëgjoi nga sërbët që mbahen të burgosur nga policia kosovare, u prezantua në Bruksel nga presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq duke i’a dorrëzuar atë shefit të diplomacisë europiane Zhezef Borellit dhe të dërguarit të BE për dialog Mirosllav Llajçak.

Në këtë mënyrë Vuçiq edhe një herë vuri në dukje mizoritë dhe torturat nëpër të cilat po kalojnë sërbët.