Sveçla e Kurti sërbët i arrestojnë me listën e tyre, pa bashkëpunimin e prokurorisë
Policia kosovare gjatë këtyre ditëve ka arrestuar shumë sërbë nën akuza të paqarta. Sipas të dhënave nga gjyqësori kosovar, policia speciale ditën e sotme arrestoi Nenad Orlloviqin në Mitrovicën Veriore në bazë të një urdhri verbal telefonik, i cili flet në favor të faktit se aksionet policore në veri, drejtohen personalisht nga ministri Xhelal Sveçla në koordinim me kryeministrin Albin Kurti, jo në bashkëpunim paraprak me prokurorinë dhe gjykatën.
“Prokurorët nuk kanë marrë asnjë listë nga policia me emrat e personave në kërkim por policia i arreston sipas listës dhe pas arrestimit dhe marrjes në pyetje, përfshin prokurorinë dhe dorëzon provat. Duket qartë se Kurti nuk ka besim tek organet e drejtësisë në Kosovë dhe i anashkalon, çka më pas policia i jep “kompetencë” për t’i arrestuar sipas disa listave të tij” na pohoi një nga ish-prokurorët.
Kohët e fundit dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka kritikuar deklaratat e Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës ku bëri të ditur emrat e 28 sërbëve të akuzuar për përfshirje të organizuar në trazirat në veri, duke thënë se nuk është kryeministri ai që duhet të udhëheqë hetimet.
Molliqaj ka thënë se diçka e tillë nuk ka ndodhur në asnjë vend demokratik pa u vlerësuar më herët nëse personat e përmendur janë fajtorë apo të pafajshëm.
Ai shtoi se nuk është detyrë e kryeministrit të ndërmarrë hetime.
“Ku e keni parë që kryeministri të kryejë hetime? Ai ngrë akuza kundër çdo njeriu dhe nuk thuhet a janë të vërteta apo jo”, tha Molliqaj.
Nga ana tjetër Kurti së fundi ka deklaruar se arrestimet në cilëndo pjesë të Kosovës, qoftë edhe në veri, vendosen nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës, duke i’u përgjigjur kështu fjalëve të përfaqësuesit të lartë të BE për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozef Borelli se veprime të tilla nga autoritetet në Kosovë duhet të koordinohen me Kfor dhe EULEX.
0 komentet