Pavkoviq: Sërbia pret BKS prej 12 vitesh pavarësisht lëshimeve; Antonijeviq: Zgjidhja gjithmonë e më larg
Drejtori në Qendrën për Politikë Europiane Millosh Pavkoviq ka thënë se Sërbia pret Bashkësinë e Komunave Sërbe prej 12 vitesh ndonëse ka bërë lëshime të mëdha, ndërsa juristi Millan Antonijeviq thekson se Sërbia çështjen e Kosovës, zgjidhjen e shikon të largët sesa në vitin 2013, transmeton Njuzmaks Balkans.
“Thelbi është ai asociacioni famoz, pra Bashkësia e Komunave Sërbe që nuk është formuar prej vitit 2013 dhe që në një farë mënyre përfaqësonte shkëmbim të madh në aspektin e integrimit të komunitetit sërb në sistemin institucional juridik të Kosovës për hir të një lloj autonomie territoriale për komunitetin sërb, çka ky i fundit nuk e mori”, tha Pavkoviq.
Sikurse tha, nga ana tjetër, Sërbia bëri një sërë lëshimesh.
“Duke nisur me shpërbërjen e disa prej institucioneve të saja, duke pushuar njerëz që punonin në gjyqësor, polici, ata kaluan tek institucionet kosovare duke dhënë numër telefoni, lejuar anëtarësimin e Kosovës në disa organizma rajonale... Këto kanë qenë lëshime të mëdha nga aspekti i pozitës së Sërbisë”, tha ai.
Pavkoviq spegoi se në këmbim, pritej Bashkësia e Komunave Sërbe, të cilin Sërbia nuk e ka marrë prej 12 vitesh.
Millan Antonijeviq, duke folur për të drejtat e sërbëve në Kosovë, theksoi se bashkësia ndërkombëtare, pra Brukseli, ka mundësinë të dënojë çdo incident në Kosovë dhe në çdo takim të theksojë se marrëveshja nuk është zbatuar.
“Përmenden disa çështje, përveç Bashkësisë së Komunave Sërbe, këtu është dhe çështja e të zhdukurve, çështja e pronave që nuk është zgjidhur as për qytetarët që jetojnë, as dhe për ata që nuk jetojnë më në Kosovë, ndërsa kërcënohet dhe çështja e pronave të Kishës Ortodokse Sërbe (SPC) dhe tek kjo është reaguar për tani deklarativisht”, ka thënë Antonijeviq.
Sikurse konstatoi, kanë egzistuar dhe një sërë sanksionesh që i‘u vendosën institucioneve prishtinase para ngjarjes në Banjskë dhe pas kësaj u hoqën megjithëse formalisht, beson ai, ato ende qëndrojnë.
"Besoj se tani jemi edhe më larg nga zgjidhja sesa ishim në vitin 2013. Kjo nga njëra anë dhe ata në anën tjetër deri tek negociatorët sepse ju në anën e Prishtinës, nuk keni ndokënd që të dëshirojë të arrijë ndonjë marrëveshje detyruese", vuri në dukje ai.
Antonijeviq ka theksuar se dhe më herët, ndërsa Albin Kurti kishte legjitimitetin të negocionte, kjo nuk ndodhi sepse pritej njohja e ndërsjelltë, ndonëse dokument i tillë kurrë derimë tani nuk u paraqit as Sërbisë e as Kosovës.
Bashkëbiseduesit u dakordësuan që Prishtina nuk interesohet për dënimet që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare dhe se nevojitet reagim më konkret nga Brukseli.
komentet