Lista Sërbe me Hanrahanin: Urgjentisht të formohet BKS dhe mbrojtja e të drejtavë të sërbëve në Kosovë
Delegacioni i Listës Sërbe kryesuar nga kryetari Zllatan Ellek është takuar sot në Prishtinë me delagacionin e lartë të Departamentit të Shtetit që kryesohej nga Brendan Hanrahan. Përfaqësuesit e Listës Sërbe kanë vendosur në dukje gjithë dhunën institucionale të shfaqur që është ndërmarrë ndaj popullit sërb në Kosovë, pa reagimin adekuat të aktorëve relevantë dhe ndërkombëtarë.
Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Listës Sërbe, gjatë bisedës së hapur dhe konstruktive, përfaqësuesit e saj kanë shprehur shqetësimin serioz për rastet e hapave serioze të përditshme të institucioneve në Prishtinë që rëndojnë edhe më shumë atë situatë të sigurisë së brishtë dhe kërcënimin e të drejtave bazike të popullit sërb.
Theks të veçantë u vendos në de-eskalimin e domosdoshëm urgjent të situatës në terren, reagime të qarta dhe të pamëdyshje të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe formimin pa vonesë të Bashkësisë së Komunave Sërbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit çka është detyrim ndërkombëtar i Prishtinës që po e injoron prej vitesh.
Përfaqësuesit e Listës Sërbe theksuan se nevojiten garanci ndërkombëtare për ruajtjen e të drejtave të popullit sërb pasi rregulloret e institucioneve kosovare injorohen kur veprohet në dëm të sërbëve.
Përsëritën angazhimin e tyre për paqe, dialog dhe ruajtje të sigurisë, por theksuan dhe se pasiviteti dhe heshtja e mëtejshme e aktorëve ndërkombëtarë, është e papranueshme në dritën e presioneve, arrestimeve dhe diskriminimit gjithnjë e më të shpeshtë ndaj pjestarëve të komunitetit sërb.
Në njoftim shtohet se Lista Sërbe do të vazhdojë të këmbëngulë në të gjitha institucionet dhe para të gjithë partnerëve ndërkombëtarë në respektimin e të drejtave të sërbëve, zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe ndaljen e sikurse u tha, të inxhinerimit të mëtejshëm etnik.
0 komentet