Përdhosen varret sërbe në Rahovec
Në varrezat lokale ortodokse në Rahovec janë thyer të paktën pesë kryqe të drunjtë konfirmohet për Kosovo onlajn.
Përdhosja e varreve ortodokse është zbuluar prej banorëve të Rahovecit të cilët dje në prag të Shënjt Nikollës shkuan në varreza.
Njëri prej tyre i cili thirri dhe policinë tha se gjeti të paktën pesë kryqe të thyer mes të cilëve dhe të të afërmve të tyre.
"Disa nga banorët vendas, shkuan në varreza sipas traditës në prag të Shënjt Nikollës dhe gjetën kryqe të thyer. Ato kryqe nuk është hera e parë që thyhen, por kjo është e disajta herë, por familjarët i riparuan dhe i vendosën sërish me shpresën se nuk do të thyheshin më, por fatkeqësisht thyerjet po përsëriten, çka shqetëson jo vetëm familjet, por edhe të gjithë sërbët në Rahovec” na tha banorja e këtij vendi. Policia kosovare raportoi këtë rast më 18 dhjetor ndërsa policët po e hetojnë këtë rast.
Siç mëson Kosovo onlajn si pasojë e këtij rasti sot në Rahovec kanë qenë njësitet italiane të Kfor.
Rasti i fundit i përdhosjes së varreve ortodokse është shënuar në varrezat sërbe të Rahovecit më 28 gusht.
Në varrezat sërbe të Rahovec, sërbët për arsye sigurie nuk kanë varrosur prej vitit 1998 deri më 2014 duke kryer varrime në oborin e kishës.
Kur u mbaroi hapësira, i’u desh të varrosnin sërish të afërmit e tyre të ndjerë në varrezat e vjetra, ndonëse pothuajse të gjithë pllakat e varreve aty kanë qenë të përdhosura.
komentet