Perishiq: Vështirë se do të ketë konsensus në Bruksel për përfshirjen e marrëveshjes së Ohrit në kuadrin negociator të Serbisë

Beograd_231206_Nikola Perišić 02
Burim: Kosovo Online

Përpjekjet për të përfshirë në kapitullin 35 të kornizës negociuese të Serbisë me Bashkimin Evropian detyrimet nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nga shkurti i këtij viti dhe aneksi i saj nga Ohri i arritur në mars janë pjesë e përpjekjeve të BE për të zgjidhur në mënyrë të përhershme çështjen e statusit të Kosovës, por për momentin është e vështirë të arrihet një konsensus në Këshillin Evropian, beson Nikolla Perishiq nga Qendra për hulumtime shoqrore.

Në dokumentet e Brukselit dhe të Ohrit është edhe formulimi se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, pra edhe në Kombet e Bashkuara, prandaj këto marrëveshje mbetën në radhë të parë pa nënshkrimin e Beogradit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se nëse Këshilli Evropian i kërkon Komisionit Evropian që të plotësojë kriteret për kapitullin 35 në negociatat e anëtarësimit të Serbisë me dispozitat e marrëveshjeve të lartpërmendura para fundit të janarit 2024, kjo do të thotë qartë se "BE-ja nuk dëshiron Serbisë”.

Në prag të takimit të ministrave të BE-së për çështje evropiane dhe më pas të krerëve të shteteve dhe qeverive në samitin e Këshillit Evropian, Perishiq tha për Kosovo online se në Bruksel, përveç përpjekjeve për të ndryshuar përmbajtjen e kapitullit 35, ata duan t'i japin fund çështjes së Kosovës, duan të përshpejtojnë edhe integrimin evropian të Serbisë.

"Siç mund të shohim, ai proces ka ngecur në vitet e fundit, ndërsa nga ana tjetër, euroskepticizmi po rritet në Serbi. Qytetarëve të Serbisë u duhet diçka e prekshme për të parë se rruga evropiane ende ekziston dhe po punohet", thotë ai. 

Në këtë kontekst tentohet edhe ndryshimi i përmbajtjes së kapitullit 35, kurse Perishiq thekson se pyetja është nëse do të mund të realizohet kjo dëshirë e BE-së, sepse brenda Unionit të gjitha vendimet merren me konsensus, i cili është e diskutueshme.

“Janë pesë vende të BE-së që nuk e njohin Kosovën. Ka edhe vende që mund të ndryshojnë qëndrim në periudhën e ardhshme, siç është Hungaria. Pyetja është nëse BE-ja do të ketë sukses në synimin që dëshiron ta zbatojë në këtë moment. E gjitha është pasojë e dëshirës për të zgjidhur sa më shpejt çështjen e KdheM, në mënyrë që të mos shpërthejnë konflikte të reja në Evropë, të cilat ndoshta do të çonin në kriza të reja ekonomike dhe rrjedhimisht edhe politike në këtë fushë”, thotë Perishiq.