Përvjetori i nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel-BKS dhe ura mbi Ibër aktuale dhe pas nëntë vitesh

Most na Ibru
Burim: Kosovo Online

Në Bruksel si sot para 9 viteve fiks-25 gusht 2016, u nënshkrua marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës rreth formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe, energjinë, telekomunikacionin dhe urën mbi Ibër.

 

Nën prezencën e shefes së atëhershme të diplomacisë europiane Federika Mogerini, palët nënshkruan marrëveshjen rreth telekomunikacionit, marrëveshje për energjitikën, lejimin e trafikut përmes urës mbi Ibër në Mitrovicë dhe Bashkësinë e Komunave me shumicë sërbe.

Marrëveshjet u nënshkruan nga kryeministrat e atëhershëm të Sërbisë dhe Kosovës Aleksandar Vuçiq dhe Isa Mustafa nën prezencën e Federika Mogerinit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Vuçiq theksoi se Bashkësia e Komunave Sërbe do të ketë kompetenca të gjëra, do të ketë kryetarin dhe nënkryetarin e vet, do të vendosë për shëndetësinë, shkollimin, planifikimin urbanistik dhe rural, zhvillimin ekonomik si dhe se mund të financohet nga Sërbia pa taksa dhe doganë.

Mogerini tha se u arrit me unanimitet "rreth parimeve të përgjithshme dhe elementëve kyç të Bashkësisë së Komunave Sërbe çka çel rrugën drejt formimit të saj", ndërsa Isa Mustafa tha se të gjitha marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës se BKS do të ketë mbështetje dhe se do të bashkëpunohet me Qeverinë e Sërbisë, por që nuk do të ketë asnjë lloj kompetence burimore.

Dejtori i atëhershëm i Zyrës për K&M Marko Gjuriq tha se rezultatet e atij raundi negociatash mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel ishin 5:0 për Sërbinë dhe tek katër marrëveshje të nënshkruara, triumfi i pestë është mbështetja për çeljen e kapitullit të negociatave.

"Kur e them në zhargonin sportiv që rezultati është 5:0 për Sërbinë, mendoj tek katër marrëveshjet (të cilat sot u nënshkruan në Bruksel) dhe pika e pestë-fakti që Sërbia më në fund siguroi mbështetje të pamatshme për eurointegrim përfshirë dhe çeljen e kapitujve", tha Gjuriq për TV B92.

Gjuriq tha atëherë se BKS do të ketë kompetenca serioze egzekutive, presidentin e vet dhe kuvendin e vet me lidhje direkte me Sërbinë.

“Për hartimin e statutit të BKS në dispozicion do të jenë katër muaj dhe këto do të jenë negociata sfiduese, por që marrëveshja kryesore politike u nënshkrua” tha atëherë Gjuriq.

Kur ishte në diskutim marrëveshja për urën mbi Ibër, Gjuriq tha se është arritur zgjidhje që për herë të parë përcakton qartë demarkacionin e Mitrovicës jugore dhe veriore.

"Rruga "Mbreti Petar" do të mbyllet plotësisht dhe përgjithmonë për trafik, kjo do të jetë shëtitorja e re “Princi Mihajllo” e Mitrovicës. Qytetarët e Mitrovicës së Veriut mund të jenë shumë të kënaqur", tha Gjuriq.

Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa, tha se “Bashkësia e Komunave me shumicë sërbe, nuk do të ketë asnjë lloj kompetence egzekutive”.

“Marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Mustafa

Ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se marrëveshjet “janë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës” dhe se “asociacioni nuk do të ketë kompetenca egzekutive”.