Marrëveshja e Brukselit, vazhdon të jetë gërmë e vdekur në letër

Željko Šajn
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn, publicist

Para një muaji më 18 Mars 2023 në Ohër nën patronazhin e BE dhe SHBA në rolin e vëzhguesit, u formua aneksi i marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Me këtë aneks u përcaktuan prioritetet për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, u përcaktuan afatet, por dhe sanksionet në rast mosrespektimi nga kushdo palë. Kujtojmë se ka kaluar një dekadë prej nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit dhe pothuajse asnjë hap nuk është bërë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Megjithatë, të kemi parasysh se zgjidhjen e çështjeve ballkanike e pengon shumë lufta ndërkombëtare politike dhe ushtarake mes fuqive të mëdha, mbi të gjitha SHBA, BE dhe Rusisë. Iniciativa rajonale "Ballkani i hapur" mbështetur nga SHBA, ndonëse arriti të pajtojë sferat e interesit të Sërbisë e Shqipërisë, ndeshi në rezistencë të mprehtë nga Kosova dhe BE, filloi ngadalë t’a kthejë pllakën dhe të zvogëlojë pakënaqësitë e veta ndaj “Ballkani të Hapur”.

Rjedhimisht Maqedonia e Veriut dhe Kosova si shtet i pavarur, ish kryeministri Zoran Zaev priti për vizitë zyrtare ministren e punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Shvarc, e cila përmes një sjellje aspak të pranueshme diplomatike, shprehu pakënaqësinë e saj të fortë për formimin e iniciativës rajonale të “Ballkanit të Hapur”, duke kërcënuar Zaevin se nëse nuk largohet nga kjo nismë, “do të ketë punë me ta”. Zaev e paralajmëroi se sjellja e saj të ishte brenda normave të vizitës zyrtare dhe nuk lejoi ofendimin e miqve të tij, siç theksoi ai, Vuçiqit dhe Ramës, pas së cilës duhej të largohej nga kabineti. SHBA pas kësaj, mbështetën Sërbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e tyre drejt BE dhe presidenti Vuçiç si dhe kryeministrat Rama e Kovaçevski u shfaqën së bashku në Bruksel si pjesë e nismës "Ballkani i Hapur", duke theksuar se nuk kanë alternativë për të hyrë në BE.

Gjithashtu Rama kritikoi konkretisht Prishtinën për mospranimin e “Ballkanit të Hapur”, duke theksuar se ky është një gabim, pasi kjo iniciativë bashkon qytetarët me lirinë e tyre të lëvizjes dhe punës dhe çon më shpejt në proceset integruese europiane. Kështu Europa mori një shuplakë diplomatike nga “Ballkani i Hapur”, indirekt nga SHBA, për shtyrjen e Kosovës në intriga politike dhe zonja Shvarc pa përvojë ra në disfatë politike. Pas kësaj-padyshim, jo ​​plotësisht haptazi-BE filloi të mbështesë "Ballkanin e Hapur", ndërkohë që Mali i Zi dhe B&H po shprehin gjithnjë e më hapur dëshirën e tyre për t'iu bashkuar kësaj nisme të suksesshme rajonale, ku gëzon mbështetjen e SHBA.

Meqenëse Europa po humb autoritetin e saj në raport me SHBA në të gjitha frontet, ajo dëshiron që Kosova të njihet nga Sërbia sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe të arrijë një avantazh politik bazuar në situatën e Ukrainës në raport me Federatën Ruse dhe SHBA. Rusia nga ana tjetër, do të dëshironte që çështja e Kosovës të mbetej në një status të pazgjidhshëm, të paktën derisa të përfundojë konflikti me Ukrainën. SHBA, e cila e shikon Beogradin si lider të Ballkanit Perëndimor, sillet e qetë: Kosovën e shikon në prag të pavarësisë, i kërkojnë Sërbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë e ndërsa në Gjenevë po drejtojnë bashkë me Rusinë negociata sekrete për Ukrainën-pa Europën.

Ndaj statusi i Kosovës e Metohisë, përcakton dukshëm raportin mes SHBA dhe Europës. Për Francën dhe Gjermaninë, momente të diskutueshme për fitore politike ndaj SHBA, janë Sllovakia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Greqia, pasi nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe Rusia është ajo që do të përfitojë qëllimet e veta përfundimtare në Ukrainë, prej të cilave favorizon një çështje të hapur kozmetike.

Ndonëse Sërbia thotë se njeh integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk justifikon operacionin special ushtarak të Rusisë, për perëndimin kjo nuk është e mjaftueshme. 

Pika kryesore për Brukselin dhe Uashingtonin do të ishte nëse Sërbia do të njihte Kosovën, të vendoste sanksione ndaj Rusisë e më pas të anëtarësohej në NATO.

Për këtë Bashkimi Europian mori rol në zgjerimin e marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Në Ohër u arrit marrëveshje verbale mes Beogradit dhe Prishtinës bazuar në propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Sipas Kartës së OKB dhe Konventës së Vjenës, pranimi verbal i marrëveshjes nga presidenti i shtetit, është i detyrueshëm për shtetin. E njëjta vlen edhe për kryeministrin, kancelarin dhe presidentin e pushtetit ekzekutiv, pra ministrin e punëve të jashtme të një vendi.

Pas negociatave dhjetë orëshe mes Aleksandar Vuçiqit dhe Albin Kurtit, u arrit aneksi i Marrëveshjes së Brukselit dhe të dyja palët dolën para gazetarëve duke konfirmuar se kishin miratuar përmbajtjen e tij. Presidenti sërb Aleksandar Vuçiq me këtë rast theksoi se është arritur një marrëveshje verbale për hapat e mëtejshëm për ruajtjen e paqes, duke nënvizuar se ai nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të lejojë pranimin e saj në OKB.

Vuçiq u tregua mjaft burrë shteti duke respektuar konventën dhe Kornizën e Kartës së OKB. Kujtojmë se në asnjë dokument nuk insistohet në njohjen e Kosovës prej Sërbisë. Vendet të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës në asnjë moment që nga përgatitja e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit, kanë dalë me kërkesë që Sërbia të qartësohet për pavarësinë e saj. Ky presion politik për njohje reciproke vjen prej Kurtit. Njohja reciproke ishte tema e panelit "Ballkani i Hapur" këtë verë në Ohër, ku u takuan Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kroacia, pas së cilës, të nesërmen në Ohër mbërriti kryeministrja sërbe Ana Bërnabiq, e cila tregoi Rezolutën 1244 dhe për faktin se Kosova e Metohia janë integriteti territorial i patjetërsueshëm i Republikës së Sërbisë.

Pas këtij paneli u përgatit për një kohë të gjatë vazhdimi i marrëveshjes së Brukselit. Propozimi i Francës dhe Gjermanisë është bërë i ditur fillimisht në Bruksel, e më pas u finalizua në Ohër, një muaj më parë, ku u saktësuan detyrat ekzekutive. Aneksit i’u dha një formë detyruese nga marrëveshja verbale dhe priten hapa nga të dy palët për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Kjo përfshin krijimin e një komisioni të përbashkët që do të mbikëqyrë zbatimin e saj. Hapi i parë në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, është formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe. Më pas, brenda 150 ditëve, BE duhet të organizojë konferencën e donatorëve për Kosovën dhe Sërbinë, por fondet nuk do të ndahen derisa të përmbushen të gjitha pjesët e marrëveshjes.

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikë të Jashtme Zhozef Borelli theksoi më 18 mars në Ohër se të dy palët janë të detyruara të zbatojnë marrëveshjen e Brukselit; përndryshe, do të përjashtohen nga ndihma financiare e BE dhe negociatat e anëtarësimit do të ndërpriten për palën që nuk respekton marrëveshjen e arritur. Megjithatë, duke gjykuar nga zbatimi i deritanishëm, nuk ka gjasa që të respektohet ndonjë afat. Të paktën deri më sot nuk është formuar komisioni dhe me këtë ritëm, as konferenca e donatorëve nuk do të organizohet për pesë muaj.

Nëse Sërbia jep pëlqimin për gjithçka, përveç prekjes së territorit të saj, le të kalojmë në faktet e sipër përmendura ku do të marrim një përgjigje se përse nuk ka ende BKS dhe përse marrëveshja e Brukselit deri më tani është ende një gërmë e vdekur në letër. Ka kaluar një muaj nga marrëveshja verbale në Ohër dhe madje dhjetë vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e Beogradit dhe Prishtinës. Ndaj po pritet harmonizimi i rendit të ri botëror në të cilin Europa dhe SHBA bien dakord për rolin e tyre politik dhe hapësirën ekonomike. Në këto korniza do të vendoset edhe statusi territorial i Ukrainës dhe Kosovës.