Pesëshja: Keqardhje që Lista Sërbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje
Vendet e Pesëshes kanë dalë me një deklaratë ku kanë shprehur keqardhje si pasojë e vendimit të Listës Sërbe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të Kosovës të planifikuara për t’u organizuar më 23 prill.
Në deklaratë thuhet se ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmojnë se pas shtyrjes së zgjedhjeve vendore të planifikuara në dhjetorin e vitit 2022, më 23 prill të këtij viti, do të mbahen zgjedhjet për kryebashkiakë në katër komuna dhe kuvendet komunale në dy komuna në përputhje me ligjin.
"Keqardhje që Lista Sërbe nuk e shfrytëzon të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë gur themeli i demokracisë. Është thelbësore të sigurohet që ato të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt. Presim që organet kompetente të shprehin profesionalizëm. I bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen dhe shmangin dhunën e cila mund të cënojë zgjedhjet" thuhet në deklaratë.
0 komentet