Peshiq: Zgjedhjet treguan ndasi të shoqërisë franceze, pesë skenarë për qeverinë e re
Kryetari i Shoqërisë “Të gjithë sërbët në Paris” Sasha Peshiq vlerëson se rezultatet e zgjedhjeve në Francë treguan shkallën e ndasisë së shoqërisë dhe se pesë skenarë janë për formimin e qeverisë së re por dhe që Franca me shumë gjasa nuk do të ndryshojë politikën e vet ndaj Sërbisë.
“Këto zgjedhje parlamentare treguan edhe një herë ndasinë e shoqërisë franceze. Pas ndasisë etnike e sociale shikojmë që Franca është e ndarë në tri blloqe. Një bllok me presidentin Emanuel Makron, tjetri është blloku majtist dhe koalicioni i rrymës së majtë dhe i treti Tubimi Nacional. Janë pak të papritshme rezultatet duke ditur se të gjitha projeksionet dhe sondimet flisnin se Tubimi Nacional do të merrte numrin më të madh të votave. Ky është rezultat i heshtjes mbështetëse mes Emanuel Makron dhe qendrës së Majtë”, ka thënë Peshiq për Kosovo onlajn.
Ai tha se janë gjithësej pesë skenarë në të cilat mund të shkohet deri në formimin e re të qeverisë së Francës.
“Skenari i parë është që Fronti Kombëtar që fitoi numrin më të madh të votave pavarësisht se nuk ka shumicën absolute të formojë qeverinë. Skenari i dytë është që Emanuel Makron dhe partia e tij të formojë qeverinë e pakicës nën mbështetjen e Republikanëve. Skenari i tretë është që Makron, sikurse Gjermania, të formojë qeveri me Republikanët dhe Socialistët që janë në Frontin Poopullor, por atë e rritën si politikan sepse ishte në qeverinë e Holande ministër i ekonomisë. Skenari i katërt është që të kemi qeveri teknike e cila do të vazhdojë mandatin dhe skenari i fundit është që Franca të hyjë në krizë institucionale ku mund të kalojë në shpalljen e zgjedhjeve të reja brenda një afati të parashikueshëm kohor”, thotë Peshiq.
Në rast se në pushtet do të qëndrojë partia e presidentit Emanuel Makron nuk pritet ndryshim të politikës ndaj Sërbisë.
“Franca nuk do të ndryshojë radikalisht politikën në lidhje me Sërbinë. Nëse do të kishte të paktën shumicë relative Tubimi Nacional me gjasa disa gjëra do të ndryshonin ndoshta jo radikalisht dhe jo në të ardhme të parashikueshme. Dimë se në Tubimin Nacional tashmë kemi disa politikanë të shquar me origjinë sërbe, Aleksandar Nikolliq, Stefan Millosheviq dhe Andrea Kotarac. Ata fatkeqësisht nuk arritën në raundin e dytë të fitonin vendin e deputetit. Megjithatë nga krahu i majtë kemi Melanshon i cili vitet e fundit veçanërisht në vitin 2018 foli sesi Kosova nuk është histori e mbyllur dhe që ajo është pjesë përbërëse e Sërbisë”, thekson Peshiq.
0 komentet