Petkoviq: Aleksiqit dhe Jovanoviqit populli u’a tha qartë se nuk kanë çfarë të kërkojnë në K&M
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë sot, me rastin e vizitës së deputetëve të opozitës Mirosllav Aleksiq dhe Aleksandar Jovanoviq Çuta në Zveçan, se të gjithë njerëzit që kanë mbrojtur komunën e tyre dhe të drejtën për të mbijetuar në Kosovë, se ata nuk kanë çfarë kërkojnë.
“Këtyre përfaqësuesve të opozitës, të ardhur nga Beogradi, u është thënë qartë se nuk kanë çfarë të kërkojnë, sepse kanë ardhur vetëm për të bërë fotografi, të përçajnë popullin, vetëm që, me sa duket në marrëveshje dhe sinkronizim me Prishtinën, t'i krijojnë probleme Beogradit dhe popullit sërb në K&M. Populli i dëboi nga Zveçani dhe u tha se nuk kanë çfarë të kërkojnë aty sepse ata dhe shefat e tyre janë përgjegjës për krijimin e kufijve mes sërbëve dhe sërbëve në Bërnjak dhe Jarinje në vitin 2011 duke sjellë EULEX-in i cili nuk bën asgjë për të qëndruar në mbrojtje të sërbëve të kujtdo sërbi në K&M dhe vendosi në diskutim katastrofal çështjen para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, tha Petkoviq në konferencën për gazetarët.
Ai shtoi se më e çuditshmja është se në Jarinjë kanë kaluar pa asnjë lloj problemi.
"Kaq të suksesshëm. Duket qartë se kanë një lloj marrëveshjeje me Sveçlën dhe Kurtin dhe kalojnë si miq të Prishtinës. E përse të mos ishin, kur Jeremiq tha se Kurti është miku i tij... A është ky ai intelektuali që rreh sërbët?” pyeti Petkoviqi.
Ky i fundit pyeti nëse Çuta, Aleksiqi dhe të tjerët nga opozita dënuan sulmin ndaj një serbi në Kosovë.
"Kurrë. Dhe ai e di tani sesi shteti e la në baltë popullin sërb... Epo, ju i latë në baltë, si në vitin 2008 dhe në vitin 2011. Prishtinës i’a dorrëzuat në tabaka pavarësinë e ne po luftojmë që t’a mbrojmë popullin tonë dhe do të flasë sesi duhet të jemi më shumë pranë popullin tonë, për investime...Tani më shumë se kurrë është ndarë për K&M me iniciativën personale të presidentit Vuçiq” tha Petkoviq.
Ky i fundit ka thënë se përfaqësuesve të opozitës u intereson vetëm të vijnë, të bëjnë video, t’a postojnë në Tuiter, duke menduar se kështu e kanë përfunduar luftën për Kosovën.
“Por njerëzit e mbajnë mend mirë se çfarë kanë bërë për K&M dhe çfarë po bëjnë tani” tha Petkoviq.
Ky i fundit shtoi se protestat e opozitës mes të tjerave mbështesin haptazi Kurtin dhe të tjerët në Prishtinë.
“Madje në llogaritë e tyre në Tuitter, dëshirojnë një Majdan të ri, sepse shpresojnë që Çuta dhe Aleksiqi, si qeveri e re, do t’a njohin pavarësinë e Kosovës. Nuk do të ketë Maidan, as gjakderdhje në rrugë. As njohje të pavarësisë së Kosovës derisa të jetë president i Sërbisë Aleksandar Vuçiq, ne qëndrojmë të palëkundur me popullin tonë, nuk e kemi lënë dhe as nuk do t’a lëmë kurrë” tha Petkoviq.
Ky i fundit ka theksuar se deklarata e sotme e Vuçiqit se nuk do të ketë bisedime dhe dialog derisa të lirohen sërbët e arrestuar tregon se cili është prioriteti i Beogradit.
"Kjo është luftë për popullin sërb, për paqen dhe stabilitetin, për sigurinë e sërbëve në K&M. Por jo kështu që Sveçla të çelë vendkalimet për Çutën dhe Aleksiqin që në Zveçan të konfrontohen me popullin tonë. Mjafton që kemi hall me policinë kosovare kështu që tashmë populli ynë duhet të dëgjojnë Çutën dhe Aleksiqin, të cilët nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh në K&M”.
Petkoviq falënderoi të gjithë gratë dhe burrat trima në Kosovë, të cilët siç tha ai, mbrojnë lirinë dhe të drejtën e tyre për egzistencë.
“Pasi ata pa përjashtim kanë besim tek Aleksandar Vuçiq. E ne do të vazhdojmë të luftojmë për paqe për çdo sërb, që të gjithë të arrestuarit sërb të lihen të lirë” ka thënë Petkoviq.
Ky i fundit shtoi se Kurti edhe në konferencën e sotme të shtypit tha të pavërteta duke tentuar të gënjejë për gjërat, por në fund e vërteta do të triumfojë.
0 komentet