Petkoviq: Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur, tashmë zgjidhjet po u imponohen serbëve

Beograd_240315_Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë se deklaratat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani janë të pavërteta dhe se asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur.

Petkoviq, duke reaguar ndaj pretendimeve të Osmanit se tashmë ka marrëveshje nga ana e propozimit amerikan për dinarët, theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje, por se zgjidhjet po u imponohen serbëve në Kosovë.

“Siç do të thoshte populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen. Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur dhe e vetmja gjë që po bëjnë ata që janë të mëdhenj dhe të fuqishëm është t'i imponojnë zgjidhje popullit serb në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X”.