Petkoviq me përfaqësues të institucioneve të Sërbisë në Kosovë rreth pasojave të heqjes së dinarit

Petar Petković
Burim: Facebook

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka biseduar sot në Pallatin e Sërbisë me përfaqësues të të gjitha institucioneve shtetërore, financiare dhe institucione të tjera që kanë të punësuar në hapësirën e Kosovës rreth vendimit të Bankës Qëndrore për ndalimin e përdorimit të dinarit dhe rreth mënyrave në të cilat Sërbia mund të lehtësojë që pasojat e kësaj krize të mund të kapërcehen.

Petkoviq në Fejsbuk bëri të ditur se në takim u trajtuan me detaje pasojat në funksionimin e institucioneve sërbe, si dhe në jetën e popullit sërb në Kosovë, të cilat u shkaktuan, siç tha ai, nga “vendimi i kundërligjshëm i Prishtinës për ndalimin e monedhës sërbe në hapësirën e K&M”.

“Petkoviq së bashku me zëvendësen e vet Dushica Nikolliq mbajti sot në Pallatin e Sërbisë takim me përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante shtetërore, financiare dhe të tjera që kanë të punësuar në zonën e Kosovës e Metohisë dhe me të cilët ka diskutuar për pasojat e theksuara të krizës së shkaktuar nga vendimi i institucioneve në Prishtinë me në krye Albin Kurtin të ndalojnë përdorimin e dinarit dhe transaksioneve të pagesave të tij në Kosovë e Metohi”, thuhet në Fejsbuk.

Në takim u fol shumë rreth mënyrave në të cilat shteti i Sërbisë në periudhën pasuese të mund të lehtësojë kapërcimin e pasojave të kësaj krize.