Petkoviq: Banjac u lirua pas veprimeve politike dhe diplomatike të Beogradit
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë sot se policia e Kosovës qëllimisht dëshiron të krijojë një atmosferë kërcënimi ndaj popullit serb në Kosovë dhe për këtë të organizojë “rrëmbimin” e serbëve të pafajshëm.
Kështu ka shkruar ai në Twitter, duke komentuar arrestimin e Branko Banjacit, pensionistit nga Beogradi, i cili është marrë në mbajtje nga policia e Kosovës rreth mesditës së sotme në Jarinjë.
“Branko Banjac, i cili u arrestua me forcë sot në Jarinje, pa asnjë shpjegim dhe bazë, u lirua pas një aksioni politik dhe diplomatik të Beogradit. Gjoja u arrestua nga një “gabim”. A do t’i kërkojë dikush falje Brankos dhe familjes për stresin që kanë vuajtur dhe a do të mbajë përgjegjësi dikush?”, deklaroi Petkoviq dhe vazhdoi.
"Si ndodh që gabimisht arrestohen vetëm serbët? Rrëmbimet e tilla të serbëve të pafajshëm janë një metodë standarde e frikësimit me të cilën policia e Kurtit përpiqet të krijojë një ndjenjë të përgjithshme të pasigurisë tek populli serb në Kosovë dhe Metohi", tha Petkoviq.
0 komentet