Petkoviq: Sjellja e Bislimit është skandaloze, Prishtina nuk e dëshiron BKS

Direktor Kancelarije za KiM Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, pas raundit tetë orësh të dialogut në Bruksel në nivel të negociatorëve kryesorë, ka theksuar se sjellja e Besnik Bislimit ka qenë skandaloze, dhe konfirmoi se Prishtina nuk dëshiron të formojë Bashkësinë e Komunave Serbe.

Pas takimeve, Petkoviq u tha gazetarëve se bisedimet tetë orëshe ishin nganjëherë shumë të dhimbshme dhe të pakëndshme.

"Nuk është aspak e lehtë të flasësh me Prishtinën. Sjellja e Besnik Bislimit ishte skandaloze, në ndryshim nga Beogradi, i cili erdhi plotësisht i përgatitur, me ekspertë, propozime, të gjitha letrat. Çdo herë përgatitemi, të disiplinuar, të përpiktë, me të gjitha materiale, dhe kështu kemi ardhur në Bruksel këtë herë, për dallim nga Bislimi që ka ardhur i vetëm, pa asnjë dokument”, ka thënë Petkoviq.

Siç ka thënë ai, Bislimi nuk ka dashur të japë përgjigje konkrete për çështje të rëndësishme.

“Kur duhej të diskutonim për çështje të rëndësishme, siç është zbatimi i mëtejshëm i formimit të BKS-së, çështja e personave të zhdukur pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, por edhe çështje të tjera të rëndësishme, si liria e lëvizjes, çështjet që kanë të bëjnë me vetë jetën e serbëve në Kosovë dhe Metohi, dhunën institucionale të Albin Kurtit që ndodh çdo ditë ndaj serbëve, sulmin e policisë së Kosovës ndaj serbëve, pushkatimin e njerëzve të pafajshëm, dhe shumë gjëra që ndodhin në jetën e popullit tonë në jug dhe në veri të Ibrit pothuajse çdo ditë... Bislimi nuk ka dashur të japë ndonjë përgjigje konkrete për këtë”, ka nënvizuar Petkoviq.

Ai theksoi se Bislimi gjatë gjithë kohës përpiqej që me ndërhyrje të ndryshme t'i zhvlerësoj gjithë rrjedhës së bisedës dhe dialogut.

“Ne folëm edhe për çështjen e energjisë. Kur i referohem marrëveshjeve dhe Kartës së OKB-së, Bislimi thotë se po flas marrëzi. Kur e tregoj letrën e refuzimit, pse gazetarja e RTS-së, Svetllana Vukmiroviq, e cila punon në projektin e BE-së, një program për pasurinë e serbëve në Kosovë, “E drejta për nesër”, ndalohet hyrja në territorin e Kosovës, dhe kur i dhashë Bislimit kartën e refuzimit të lëshuar nga policia e Kosovës në Merdar, ai e mori dhe e hodhi në dysheme. E gjithë kjo tregon se ai nuk është i interesuar për asgjë dhe se ai thjesht dëshiron të vërë në skenë një bisedë, të bëjë një lloj paraqitjeje të përfshirjes në dialog, por në parim kemi ardhur tek ajo për të cilën gjatë gjithë kohës flet presidenti Aleksandar Vuçiq, që është se Albin Kurti, Bislimi dhe të gjithë të tjerët në Prishtinë nuk duan të formojnë BKS-në”, ka nënvizuar ai.

Petkoviq tha se kur e përmend BKS, Bislimi thotë se e dëgjon për herë të parë dhe pyet se çfarë është, sepse nuk e di se çfarë është Bashkësia.

“Meqenëse ai pretendon se është ekspert dhe se i di të gjitha temat, si atëherë nuk i ka lexuar katër marrëveshjet bazë që kanë të bëjnë me BKS-në, për të parë qëllimin, kompetencat e BKS-së, si duhet të duket, kush janë organet e saj, se është një mekanizëm që duhet të sigurojë të drejtat kolektive dhe individuale për popullin serb në Kosovë dhe Metohi, duke qenë se këto të drejta nuk ekzistojnë, se serbët çdo ditë janë të ekspozuar ndaj dhunës dhe sulmeve të ndryshme”, theksoi Petkoviq.

Ai tha se është dashur të diskutohen disa dokumente që kanë të bëjnë me metodologjinë e përpunimit të mëtejmë të Statutit të BKS-së, duke qenë se ato dokumente janë pranuar paraprakisht nga BE-ja, si dhe hapat e mëtutjeshëm për themelimin e një komisioni të përbashkët për personat e zhdukurur, pas Deklaratës, dhe për të diskutuar një komision tjetër të përbashkët për monitorimin e zbatimit.

“Ne kemi ardhur me një propozim se si e shohim procesin dhe si ta përshpejtojmë të gjithë. Sjellja e Bislimit është e barabartë me atë të Kurtit kur kemi pasur një dialog të nivelit të lartë.

Ai erdhi pa asnjë dokument dhe tha se për të zhdukurit do të përgjigjet brenda një jave. Cili ishte problemi me pranimin e vetëm për të pasur një nëngrup të mjekësisë ligjore dhe analitike, çfarë ekziston tashmë brenda Grupit të Punës për persona të zhdukur? Ata po kapin gjëra të vogla për të mos u përpjekur të shtyjnë zbatimin e mëtejshëm të BKS-së", nënvizoi Petkoviq.

Ai tha se kjo tregon se Beogradi është ai që sinqerisht insiston në çështjen e të zhdukurve, dhe Kosova po ikën prej saj, ashtu siç po ikën nga BKS.

“Kur përsëri ia dhashë Bislimit kërkesën tonë për zgjidhjen e çështjes së lirisë së lëvizjes dhe propozimin tonë për targa, ai nuk donte të fliste. Ai njeri nuk dëshiron të bie dakord për asgjë, nuk dëshiron të diskutojë asgjë. Nuk e di se si mund të vazhdojmë të flasim, të shkojmë në drejtim të normalizimit”, ka pyetur Petkoviq.

Ai përsërit se Beogradi dëshiron normalizimin para së gjithash për shkak të serbëve në Kosovë, dhe sepse është një palë e përgjegjshme që ruan paqen dhe stabilitetin dhe e kupton se në këto kohë të vështira është e rëndësishme të ruhet paqja dhe jeta e njerëzve.

“I thashë Bislimit – ‘në vend të sjelljes tënde, na jep një zgjidhje konkrete që të shkojmë në drejtim të normalizimit’, dhe ai pyeti – ‘çka është normalizimi’? Për ne kjo do të thotë që ne normalizojmë marrëdhëniet në terren, mes njerëzve, që ata të kenë një jetë normale, të bashkëpunojmë ekonomikisht dhe të zgjidhim çështjen e lirisë së lëvizjes. Ai nuk do të flasë për këtë”, ka theksuar Petkoviq.

Siç thotë ai, kur Bislimit i përmendet Rezoluta 1244 e OKB-së dhe Kushtetuta e Serbisë, ai “kërcen si i përvëluar”.

Ai shton se Bislimi dëshiron që çështja e BKS-së të zgjidhet jo siç parashihet në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, por në bazë të disa shkresave, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e të ngjashme.

“Kur i përshtatet, lexon një nen të marrëveshjes, kur nuk i përshtatet, atëherë ai bën sikur nuk e di marrëveshjen. Po e shtyjnë çështjen e të zhdukurve, edhe pse kërkova që ekspertët tanë të hyjnë në sallën e mbledhjeve dhe të zgjidhin konkretisht gjithçka që ka të bëjë me mjekësinë ligjore dhe analitikën, sepse këto janë terma profesionale. Bislimi tha se nuk ka nevojë për ekspertë. Është një situatë e vështirë dhe jam i shqetësuar se si do të zhvillohen gjërat në periudhën e ardhshme. Sigurisht, ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe bisedën. Sado që Bislimi u përpoq të ndërpresë takimin dhe të na detyrojë të reagojmë ashtu siç do ai, ne qëndruam të qetë deri në fund sepse është e rëndësishme për ne që të marrim pjesë në dialog, pasi dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemeve. Ne besojmë se kompromisi është diçka për të cilën duhet rënë dakord, por është qartazi një fjalë e ndaluar në Prishtinë”, tha ai.

Petkoviq tha se pret që bisedimet të vazhdojnë dhe Prishtina të përgjigjet për të gjitha propozimet dhe dokumentet e BE-së.

 

Ai raportoi se Beogradi ka theksuar sot si tema kyçe, dhe për çka është kërkuar me këmbëngulje, mbi të gjitha formimi i BKS-së, për të arritur një metodologji të përbashkët se si dhe çfarë të bëhet më pas kur është fjala për hartimin e statutit sepse është një çështje urgjente. mbi të gjitha për paqen në Kosovë.

"Çfarë dhe si të veprohet në lidhje me personat e zhdukur. Ne e kemi deklaratën dhe tani duhet ta zbatojmë përmes komisioneve dhe një grupi pune për të filluar shkëmbimin e informacionit, detyrave specifike në terren dhe gjithçka që shkruhet në të. Ne insistuam për çështjen e lirisë së lëvizjes, po për targat. Bislimi dhe Prishtina ndalojnë targat KM për veturat serbe. Ne kemi ofruar një zgjidhje", tha ai.

Për të gjitha këto, shton ai, Bislimi hesht dhe nuk ka përgjigje.

“Kur flisni për energjinë dhe gjithçka tjetër, nuk do të them se tingëllon qesharake, por është e papërshtatshme që ai të komentojë gjithçka, pa qenë ekspert në ato fusha”, vërejti Petkoviq.

Ai theksoi se në fund gjithçka zbret tek politika, ndaj sulmeve ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq dhe popullit serb.

I pyetur nëse në takimin trepalësh kanë diskutuar edhe për gjithçka që ai ia ka përcjellë Miroslav Lajçakut në një takim të veçantë, Petkoviq tha se Beogradi në të gjitha diskutimet i ngre të gjitha çështjet urgjente – për situatën në terren, zgjedhjet jodemokratike në veri të Kosovës. ku morën pjesë 3,4 për qind e shqiptarëve, dhe vetëm 13, pra praktikisht 11 serbë, sepse të ashtuquajturit kryetarë komunash nuk kanë legjitimitet, dhe se është absolutisht e pakuptimtë ideja se do t'i emërojnë kryetarë komunash në zonat serbe...

“Për të gjitha çështjet, për sulmet ndaj serbëve, për të gjitha temat që fjalë për fjalë e vënë në pikëpyetje jetën e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi, për grabitjet dhe dhunën institucionale dhe keqpërdorimet e gjyqësorit, arrestimin e popullit tonë... Të gjitha këto i theksova. E si ka mundësi që e lirojnë në arrest shtëpie Kurtajin dhe një shqiptar tjetër që qëlloi mbi një të pafajshëm dhe Todosijeviq do të jetë një vit në burg. Për çfarë bëhet fjalë”, tha Petkoviq.

Siç tha ai, Bislimi e hodhi në dysheme refuzimin të cilin e ka marrë gazetarja e RTS-së, edhe pse para disa ditësh ekipi i shtypit nga Prishtina shkoi normalisht në Preshevë, sepse është e natyrshme dhe normale që gazetarët të raportojnë dhe të lëvizin lirshëm.

Por kjo padyshim nuk vlen për Kurtin dhe Bislimin, të cilët e hodhën këtë dokument, për të cilin mund të pyesni edhe Miroslav Lajçakun”, tha Petkoviq.

Kur u pyet nëse kjo do të thotë se qëndrimet nuk kanë konverguar për asnjë temë, Petkoviq tha se është e rëndësishme të vazhdojnë bisedimet dhe se Beogradi është për afrim, por për këtë duhet edhe pala tjetër.

“Lajçak ka thënë disa herë se është e rëndësishme të dëgjojmë njëri-tjetrin, të shkëmbejmë argumente, të shohim se ku jemi... Kjo është e pamundur kur Bislimi thotë se është ekspert për gjithçka. Ai vetëm pyet – kur do ta njohin Kosovën. Së pari, nuk është temë dhe së dyti, nuk do ta bëjmë kurrë”, tha Petkoviq.

Ai përsëriti se Beogradi mund të zbatojë shumë, por se “vijat e kuqe” që i përmbahet mbeten - se kurrë nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe se kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

Ai shtoi se shumë tema janë të hapura, për të cilat Beogradi është i gatshëm t'i diskutojë.

“Ne ishim të gatshëm të bisedonim, të mbyllnim disa gjëra dhe tema, veçanërisht për gjërat që i morëm paraprakisht nga Lajçaku. Ne erdhëm të përgatitur, Bislimi tha që nuk e ka bërë, do të përgjigjet deri në fund të javës... Atëherë pse na thirrët sot në Bruksel”, ka përfunduar Petkoviq.