Petkoviq: E papranueshme dhe e turpshme që Policia Kosovare të keqtrajtojë Rakoçeviqin dhe Milenkoviqin

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, ka thënë se janë të papranueshme dhe të turpshme keqtrajtimet nga ana e Policisë Kosovare të armatosura deri në dhëmbë në Preoc, mbrëmjen e djeshme ndaj gazetarit shumëvjeçar dhe kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Sërbisë Zhivojin Rakoçeviq dhe redaktorit të programeve letrare të Qendrës Kulturore "Graçanica" Zharko Milenkoviq.

“Ata, gjysmë ore para mesnate, janë ndaluar në rrethrrotullimin e Preocit, jo larg Graçanicës, nga një grup policësh me jelek antiplumb dhe armë, i kanë nxjerrë prej autoveturës të cilën e kanë shkundur mirë, duke i keqtrajtuar, i kanë goditur me shkelma në këmbë, ndërsa pyetjes së Rakoçeviqit dhe Milenkoviqit nëse në radhët e njësisë ka ndokënd që flet sërbisht, morën përgjigje në shqip me ton të ngritur dhe të ashpër. E po ashtu, policët refuzuan të identifikoheshin dhe lënë numrin e tyre policor” tha Petkoviq në një deklaratë për mediat.  

Petkoviq shton se ky është shembull i hakmarrjes dhe represionit ndaj popullit sërb.

“Ky është një shembull më shumë i represionit dhe hakmarrjes së regjimit të Albin Kurtit ndaj popullit sërb në krahinë ku nuk u kursyen as gazetarët dhe as punëtorët e fushës së kulturës. Ky keqtrajtim i paprovokuar në baza etnike, është fytyra dhe imazhi i demokracisë së supozuar që mbretëron në hapësirën e Kosovës e Metohisë në të cilën sërbët janë fajtorë për vetëekzistencën dhe përdorimin e gjuhës së tyre amtare" theksoi Petkoviq.

Ky i fundit ka theksuar se edhe pse Rakoçeviq dhe Milenkoviq informuan si misionin e OSBE, ambasadën amerikane dhe gjermane në Kosovë e Metohi, ashtu dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Nga të gjitha sa më sipër, është evidente se në Kosovë e Metohi, diskriminimi zëvendëson ligjin, të drejtën dhe drejtësinë kur bëhet fjalë për sërbët dhe për të gjitha incidentet dhe sulmet e motivuara etnikisht ndaj sërbëve, do të flas me detaje gjatë periudhës vijuese të raundit të dialogut në Bruksel” ka thënë drejtori i Zyrës për K&M.