Petkoviq për bastisjen e institucioneve serbe: Ky lloj terrori vë në pikëpyetje dialogun

Petar Petković RTS
Burim: PrintScreen

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, tha se mbyllja e sotme me dhunë e një numri të madh të institucioneve serbe e vë në pikëpyetje vetë dialogun, duke theksuar se përveç Albin Kurtit, përgjegjësi e ka edhe Bashkimin Evropian.

“Në Bruksel më priti lajmi për sulmin masiv të Kurtit ndaj institucioneve serbe. Mbyllja me dhunë e një numri të madh të komunave tona, qendrave për punë sociale, postave është duke u zhvilluar... Është e qartë pse Bislimi nuk është paraqitur sot në Bruksel”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X”.

Ai ka shtuar se me delegacionin e Beogradit ka ardhur me qëllim që sot të zgjidhë çështjen e personave të pagjetur, ndërsa Kurti dhe Prishtina zgjodhën rrugën e dhunës dhe lëvizjeve të njëanshme.

“Ky lloj terrori vë në pikëpyetje vetë dialogun. Është e qartë se për këtë nuk është i vetmi fajtor Kurti. Përgjegjësia është edhe e Bashkimit Evropian”, përfundoi Petkoviq.