Llajçak: Kosova të nisë formimin e BKS dhe pranojë projekt-statutin europian
I dërguari special i Bashkimit Europian për dialog mes Sërbisë dhe Kosovës Mirosllav Llajçak ka thënë se fokusi i tanishëm do të duhet të jetë në përparimin e implementimit të plotë të marrëveshjes pa parakushte apo vonesa çka për Kosovën do të thotë se duhet të nisë me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe pranojë projekt-statutin europian.
Sërbisë, shton ai, i takon që paralelisht të përmbushë detyrimet që ka duke filluar me njohjen e simboleve të Kosovës, dokumenteve dhe institucioneve-çka parashikohet në planin përvijues të hapave implementuese.
"Të dy palët dhe konstruktiviteti i tyre do të matet vetëm mbi bazën e progresit në implementim-e jo në bazë të veprimeve apo deklaratave publike të palës tjetër. Topi është në oborrin e Sërbisë dhe Kosovës, ndërsa ne presim që të nisë përmbushja e atyre që është dakordësuar” ka thënë Llajçak në intervistën për NOVA.
Tani, shton ai, bëhet fjalë rreth asaj se si të zbutet ndikimi i rregullit për pagesat në kesh në jetën e përditshme të njerëzve, ku po largon vëmendjen nga avancimi në zbatimin e Marrëveshjes rreth rrugës drejt normalizimit.
“Qëndrimi i BE vijon të jetë se deri në zgjidhjen e përkohshme, na duhet të arrijmë pa vonesa të mëtejshme sesi fokusi të kthehet tek normalizimi i marrëdhënieve, ndërsa zgjidhja e përhershme duhet të gjendet krahas zbatimit të dispozitave përkatëse të Marrëveshjes rreth rrugës drejt normalizimit. Në muajt vijues shpresojmë që palët të fokusohen tek përparimi në zbatimin e vetë Marrëveshjes”, shtoi Llajçak.
Keni përvojë të madhe në punën me vendet e Ballkanit. Ishit në Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë, keni marrë pjesë në negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës. Çfarë përshtypje keni nga këto vise? A mundet që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE?
Ballkani Perëndimor është rritur mjaft zemrës sime-kam kaluar më shumë se 20 vite të karrierës sime duke punuar ose në rajon ose në punë që kishin të bënin me rajonin. Kam qenë ambasador i Sllovakisë në Republikën Federative të Jugosllavisë së atëhershme në fillim të viteve 2000 e njëkohësisht isha i akredituar në Maqedoni dhe Shqipëri. Shërbeva si i dërguar personal i Havier Solanës për referendumin e pavarësinë në Mal të Zi në 2006 dhe si përfaqësues i lartë/përfaqësues special i BE në B&H nga viti 2007 deri në 2009. Prej vitit 2020 jam përfaqësues special i BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Dëshira ime personale është që Ballkani Perëndimor të ketë sukses dhe përfundimisht të bëhet pjesë e BE-pasi rajoni i përket asaj-gjeografikisht, ekonomikisht, kulturalisht. Nuk ka dyshim tek kjo, BE është dhe shtëpia juaj. Njëkohësisht ka ende shumë punë, egzistojnë kaq shumë potenciale të pashfrytëzuara ekonomike, sociale dhe kulturore që duhen aktivizuar. Duhet të punoni më mirë bashkarisht si rajon për t'i treguar BE dhe shteteve të saja anëtare se bashkëpunimi me fqinjët e afërt është i mundur kështu që koegzistenca në zgjerimin e BE nuk do të jetë më sfidë. Fatkeqësisht, shumë shpesh historia në këtë pjesë të botës është ende shumë e pranishme në politikën ditore dhe rëndon përparimin drejt drejt të ardhmes së përbashkët. Ky rajon ka parë konflikte të dhunshme dhe e rëndësishme është që të merremi me të dhe të mësojmë prej kësaj, por jo në kurriz të ecjes përpara. Shikoni Gjermaninë dhe Francën për shembull në 1974, 29 vjet pas Luftës së Dytë Botërore. Ata vendosën të punojnë bashkarisht për të ardhmen e popujve të tyre pavarësisht dy luftërave botërore dhe ndërtuan një nga projektet më të suksesshme të paqes sot.
Kështu që tani duhet me të vërtetë të përveshni mëngët dhe t’a realizoni atë pasi njerëzit në rajon e meritojnë këtë. Dhe kur them tani, me të vërtetë them tani. Porta për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor është e hapur. Mund të thuhet se ishte periudhë premtimesh të pambajtura, periudhë kur ajo portë nuk ishte plotësisht e çelët por tani është dhe kjo mundësi nuk duhet humbur. Lufta në Ukrainë ndryshoi plotësisht gjithçka. Megjithatë, ndërsa zgjerimi është fjala popullore e këtyre ditëve, gjithashtu më duhet të them se do të ishte gabim të besohet se vetëm momenti është i mjaftueshëm për t’a sjellë rajonin në BE, pasi nuk është ashtu. Rajoni duhet të tregojë se është i gatshëm të avancojë në përmbushjen e pritshmërive që BE ka nga anëtarët e rinj. Përmbushja e reformave vijon të jetë e nevojshme dhe në këtë nuk do të ketë lëshime. Kjo kërkon nga rajoni të ndryshojë mënyrën se si drejtohet politika dhe të miratojë kulturë të re politike për të përshpejtuar reformat dhe lehtësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe. Më lejoni të theksoj këtë, BE nuk do të importojë çështje dypalëshe të pazgjidhura. Duhet të merreni me to përpara se t’i bashkangjiteni klubit.
Fondi i ri për rritjen e Ballkanit Perëndimor gjithashtu është sinjal i qartë i angazhimit të BE të integrojë rajonin në BE. Nuk flasim vetëm rreth 6 miliardë euro të holla të taksapaguesve të BE, por dhe rreth anëtarësimit gradual në BE. Mesazhi është i qartë-ju dëshirojmë, por gjithashtu presim të përmbushni pjesën tuaj të punës dhe të ndërmerrni reformat dhe aksionet e nevojshme. Që t'iu përgjigjem pyetjeve tuaja, po mendoj se rajoni mund të integrohet në BE-ndërsa ngjarjet e fundit kanë treguar qartë se BE është e gatshme për këtë. Por topi është tashmë në oborrin e rajonit i cili duhet të tregojë se është gati.
U bë e ditur se nuk do t’a zgjasni mandatin si përfaqësues special i BE për dialogun Beograd-Prishtinë? Përse?
Mandati im si përfaqësues special i BE përfundon më 31 gusht të këtij viti. Është zgjatur dy herë në vitin 2021 dhe 2022. Mandatet e përfaqësuesit special të BE, zakonisht zgjasin katër vjet, si në shumicën e shërbimeve diplomatike, ndërsa deri në gusht në këtë funksion do të kem kaluar katër vite e gjysmë. Praktikë e mirë diplomatike është që pas kësaj vjen ndryshim i personelit dhe unë personalisht besoj se ndryshimi është i shëndetshëm.
Në të gjithë këtë duke pasur parasysh mandatin, gjithmonë ka qenë e qartë se detyra ishte shumë sfiduese dhe varej nga shumë faktorë. Sikurse unë e shikoj, ky nuk është sprint, por më shumë stafetë në distanca të gjata në të cilën do të mbaj stafetën deri në fund të gushtit. Në këtë rrugë kishte përparime dhe pengesa, frustrime dhe gëzime. Marrëveshja e vitit të kaluar për rrugën drejt normalizimit që Kosova dhe Sërbia përmbyllën në Ohër është diçka që duhet theksuar. Kjo marrëveshje ofron kornizë të qartë për të ardhmen e procesit të normalizimit-në të cilën të dy palët dakordësohen duke hapur rrugën për normalizim gjithëpërfshirës të raporteve. Për të ardhur keq është se palët ende nuk kanë shkuar deri tek marrëveshja se si do të zbatohet ajo. BE ka bërë gjithçka që mundi, por nuk mundemi të dëshirojmë normalizim më shumë se Kosova dhe Sërbia. Të dyja palët janë zotër të procesit dhe duhet të marrin vendime të vështira politike. Do të vijoj përpjekjet të nisim implementimin e marrëveshjes deri në ditën e fundit të mandatit tim. Pas kësaj, do t'ia dorëzoj stafetën pasardhësit tim, kushdo qoftë ai ose ai-ndërsa kjo është në duart e shteteve anëtare të BE dhe përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme dhe të sigurisë. Duke pasur parasysh angazhimin tim emocional dhe profesional për rajonin, largimi nga ky funksion nuk është fundi i interesimit tim apo angazhimit tek Ballkani Perëndimor. Për sa kohë që do të merrem me diplomaci dhe politikë, do të jem mbështetës i fuqishëm i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
A është në qorrsokak dialogu rreth Kosovës?
Nuk do të thoja që dialogu është në qorrsokak, por çdo proces i vështirë dhe i ndjeshëm politikisht si ky, ka ulje-ngritjet e veta. Sikurse e dini, bisedimet rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë nisën në vitin 2011. Jam përgjegjës për këtë proces prej vitit 2020-gati 10 vjet nga nisja e tij.
Sigurisht, dëshira ime do të ishte që t’i shkonim deri në fund dhe t’a përmbyllim procesin me marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme rreth normalizimit. Kjo nuk ishte e mundur, por dëshiroj të nënvizoj se kemi bërë rrugë të gjatë. Vitin e kaluar kemi rënë dakord për dy dokumente: Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksin për implementimin e saj. Nëse ndalemi pak dhe analizojmë, kjo është arritje e rëndësishme sepse nuk ka më nevojë të pyesim se çfarë duhet të bëjmë, apo si, por mbetet çështja se kur. Tani kemi kornizë të qartë për rrugën e mëtejshme për të cilën të dy palët janë pajtuar-dhe natyrisht jemi të zhgënjyer që një vit më vonë implementimi ka qenë shumë i kufizuar. Diskutimet rreth implementimit shpesh kanë qenë të kapura nga tensionet të cilat kërkonin drejtim të krizës. Kemi pasur disa kriza të mëdha vitin e kaluar, çka rënduan avancimin drejt normalizimit. Por, sikurse kam thënë arritëm diçka shumë të rëndësishme. Nuk ka kthim pas. Në kontekstin momental gjeopolitik dhe në këtë moment, nuk ka marrëveshje më të mirë për asnjë palë, kështu që duhet të fokusohen tek implementimi. Si Kosova dhe Sërbia dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë-vetëm duhet të implementojnë përfundimisht atë që është dakordësuar. Paralelisht me këtë, kemi arritur hapa të rëndësishëm dhe zgjidhje konkrete prej të cilave përfitojnë njerëzit në terren. Për shembull, njohja e dokumenteve të identitetit dhe targave, i dha fund të ashtuquajturit "regjimit të letrave ngjitëse". Mundëm të rregullojmë çështjen energjitike në veri të Kosovës, ku pritej prej më shumë se 20 vite.
Tani diskutojmë rreth kësaj sesi të zbusim ndikimin e rregullores për pagesat kesh në jetën e përditshme të njerëzve, çka fatkeqësisht largon vëmendjen nga përparimi në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Qëndrimi i BE vazhdon të jetë se ne duhet të arrijmë zgjidhje të përkohshme pa vonesa të mëtejshme në mënyrë që fokusi të kthehet në normalizimin e marrëdhënieve dhe të gjendet zgjidhje e përhershme paralelisht me zbatimin e rregulloreve përkatëse të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Në muajt e ardhshëm shpresojmë që palët të fokusohen në progresin e zbatimit të vetë Marrëveshjes.
Sa larg (apo afër) janë Beogradi dhe Prishtina nga nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare?
Kjo me të vërtetë varet nga të dy palët. Procesi është në pronësi të tyre dhe po flasim rreth të ardhmes së tyre. Të dy palët integrimin europian e kanë si prioritet strategjik dhe përparimi në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, është e rëndësisë thelbësore për përparimin drejt BE. Kjo e fundit ka qenë shumë e qartë se porta është e çelët dhe nëse janë seriozisht të interesuar për të ardhmen e tyre europiane, si Sërbia ashtu edhe Kosova dinë se duhet të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizim. Implementimi i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit çel rrugën për këtë, ndërsa Kosova dhe Sërbia duhet investojnë përpjekje shtesë dhe t’a çojnë procesin deri në fund. Ne mund të këshillojmë, sugjerojmë dhe ndihmojmë në çdo hap të kësaj rruge dhe këtë po bëjmë. Megjithatë, në fund, dy palët janë ato që duhet të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre.
Shpesh flitet për të ashtuquajturat për "marrëveshjet ligjërisht të detyrueshme" që do të përfundojë dialogun mes dy palëve. A ishte kjo tashmë në tryezë dhe a dhanë deklarata të dy palët rreth kësaj? Çfarë do të thotë kjo?
Ashtu është-marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve është qëllimi i dialogut dhe pjesë kyçe e mandatit tim. Kjo gjithashtu është kusht kyç për të dy palët që në fund t’i bashkohen BE. Nisëm të diskutojmë rreth elementëve të ndryshëm të kësaj marrëveshjeje në vitin 2020 dhe kemi shënuar përparim të mirë në elementë të ndryshëm. Me ndryshimin e qeverisë në Prishtinë, ndryshoi edhe qasja e Kosovës ndaj bisedimeve për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Megjithatë, të gjitha aktivitetet tona janë të lidhura me marrëveshjen gjithëpërfshirëse. Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit e përmbyllur vitin e kaluar, është pjesë e rëndësishme në këtë enigmë. Implementimi i kësaj marrëveshjeje ka për synim t'i hapë rrugën marrëveshjeje gjithëpërfshirëse rreth normalizimit dhe për këtë arsye presim implementimin e plotë e të pakushtëzuar të të gjitha rregulloreve të saja pa vonesë. Teksti i Marrëveshjes është i qartë, e kështu që është shumë e qartë se çfarë duhet të bëjnë të dy palët. BE shumë herë ka kujtuar se Marrëveshja në tërësi është detyruese sipas ligjit ndërkombëtar. Ndaj, çdo mungesë implementimi jo vetëm që cënon integrimin europian të dy palëve, por dhe dëmton reputacionin e tyre si partnerë kredibël dhe të besueshëm.
Më lejoni të përsëris atë që BE njoftoi me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes në mars, përkatësisht se është për të ardhur keq që përkundër përpjekjeve të mëdha të BE dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar, deri më tani ka pasur progres shumë të kufizuar si nga Kosova ashtu edhe nga Sërbia. në zbatimin e detyrimeve që kanë pranuar.
Jo rrallë mund të dëgjojmë presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq sikurse thotë se Sërbia është ajo që respekton marrëveshjet, për dallim nga Prishtina dhe se kjo është arsyeja përse nuk ka ecuri. Kush është e vërteta?
Si ndërmjetës, shmang të hyj në diskutime dhe akuza reciproke se kush ka bërë dhe kush jo, kush është fajtor për pamjaftueshmëri të përparimit... Realiteti është se si Kosova dhe Sërbia kanë listë të detyrimeve të papërmbushura të dala nga marrëveshjet e kaluara, e për më tepër, asnjë nga palët nuk ka filluar ende zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Implementimi duhet të nisë menjëherë në mënyrë që si Kosova dhe Sërbia të nisin të përmbushin detyrimet e tyre paralelisht dhe hap pas hapi duke u bazuar në parimin se të dy palët duhet të bëjnë diçka për të përfituar diçka. Tani fokusi duhet të jetë në përparimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes pa parakushte apo vonesa. Përgjegjësitë e palëve janë të qarta: i takon Kosovës që të inicojë procedurën për themelimin e BashkësixsëAsociacionit të Komunave me shumicë sërbe në Kosovë dhe të pranojë draft-statutin europian ndërsa Sërbia paralelisht të përmbushë detyrimet e saja të shumta duke nisur me njohjen e simboleve të Kosovës, dokumenteve dhe institucioneve-çka parashihet me planin e rendit të hapave të implementimit. Të dy palët dhe konstruktiviteti i tyre do të matet vetëm në bazë të progresit në implementim-e jo tek veprimet apo deklaratat publike të palës tjetër. Topi është në oborrin e Sërbisë dhe Kosovës dhe ne presim që ata të nisin të përmbushin marrëveshjet.
Çfarë përshtypje keni për Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtin pas gjithë këtyre bisedave? A kanë kapacitet për të arritur marrëveshje?
Të dy liderët kanë mandate të forta për të marrë vendime të vështira politike, çka procesi i dialogut i kërkon pashmangshmërisht. E kam përmendur tashmë se normalizimi i marrëdhënieve është kyç dhe për Kosovën dhe për Sërbinë që të përparojnë në rrugën e tyre eropiane, kështu që Dialogu nuk ka të bëjë vetëm me normalizimin e marrëdhënieve por edhe me të ardhmen e Kosovës dhe Sërbisë. Qytetarët dëshirojnë të jenë në BE dhe është përgjegjësi dhe detyrim i liderëve që të takohen me kërkesë të qytetarëve. Nuk dyshoj që si njëri dhe tjetri dëshirojnë integrimin në BE. Përndryshe, cila është alternativa? Konfliktet? Dhuna? Të dy liderët kanë qartazi kuptime shumë të ndryshme për atë që do të thotë normalizim dhe është padyshim çështje shumë e ndjeshme nga pikëpamja politike. Megjithatë, është e qartë se në fund as njëri e as tjetri nuk do të marrin 100% të asaj që dëshirojnë. Nevojiten kompromis dhe fleksibilitet si strategji vizioni dhe sjellje burrështetase sesi do të avancohet në normalizimin e marrëdhënieve. Kjo është ajo që BE pret prej liderëve që t’a tregojnë.
Nëse mund t'i përshkruanit liderët e Ballkanit Perëndimor me 3 fjali, cilat fjalë do të përdornit?
Si diplomat me përvojë, preferoj të shmang kualifikimet apo përshkrimet personale. Nuk i takon përfaqësuesve të BE të karakterizojnë liderët e rajonit, por zgjedhësve të tyre.
0 komentet