Petkoviq: Gjithçka serbe është e kërcënuar në Kosovë, fitorja e Krishtit është shpresa jonë
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, në urimin e Pashkëve, theksoi se sot në tokën e shenjtë të Kosovës është e kërcënuar çdo gjë serbe, por aty është fryti i përjetshëm i dinjitetit të përjetshëm kombëtar e shtetëror dhe i palëkundur dhe ku lindi vendosmëria për të mbrojtur gjithçka që është serbe dhe për ta ruajtur atë në mënyrë paqësore, duke u mbështetur në forcën e unitetit dhe vendosmërisë me të gjitha sfidat bashkëkohore dhe të ardhshme.
"Në emër të Zyrës për Kosovë dhe Metohi dhe në emrin tim, me rastin e festës më të madhe kristiane të Pashkëve, Shenjtërisë së Tij Patriarkut Serb Porfirie, Imzotisë së Tij Peshkopit Rashko-Prizrenit dhe Kosovë-Metohi Zotit Teodosije, klerikët, murgjit dhe të gjithë besimtarët e besimit ortodoks, veçanërisht popullin serb në Kosovë dhe Metohi, ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta - Krishti u Ringjall! Pashkët janë një festë që na bashkon rreth vlerave tradicionale, shpirtërore dhe morale të dashurisë , drejtësia, mirëkuptimi dhe bashkimit, të cilat janë afër të gjithë njerëzve dhe që përfaqësojnë një strumbullar shpirtëror të pathyeshëm dhe emërues të përhershëm të ekzistencës dhe kohëzgjatjes së popullit serb”, theksoi ai.
Mesazhet e festës së madhe të Ngjalljes së Krishtit, nënvizoi ai, na kujtojnë se në brazdat e thella historike të emrit serb, gjatë historisë sonë shekullore, kundër padrejtësisë dhe dhunës, që u krye dhe po vazhdon të kryet sot, kundër identitetit tonë kombëtar, emrit dhe besimit ton të shenjtë e parësor.
“Në tokën tonë të shenjtë të Kosmetit, sot çdo gjë që është serbe është e kërcënuar, por aty, në ato vise, u ngjiz fryti i paprishshëm i dinjitetit tonë të përjetshëm kombëtar e shtetëror dhe vendosmëria jonë e palëkundur për të mbrojtur dhe ruajtur gjithçka që është e jona në mënyrë paqësore, duke u mbështetur me forcën e unitetit dhe vendosmërisë për t'u përballur me të gjitha sfidat bashkëkohore dhe të ardhshmet. Edhe këtë vit doja ta ndaja gëzimin e festës më të madhe të krishterë me popullin tonë në Kosovë e Metohi, por politika e pakuptimtë e Prishtinës më pengoi ta bëj këtë. Ishte një vizitë për një festë që në vetvete mbart mesazhe paqeje, dashurie dhe mirëkuptimi, mes të gjithë njerëzve me vullnet të mirë, pa dallim feje apo kombi. Dhe pikërisht këtë kam dashur të dërgoj së bashku me njerëzit tanë nga Deçani i Lartë, i cili është strumbullari dhe fari ynë shekullor”, ka theksuar Petkoviq.
Ai ka theksuar se pavarësisht ndarjes fizike, është i vendosur dhe i palëkundur, gjithmonë, edhe sot, në këtë festë të madhe, me popullin e tij në Kosovë.
"Dhe fitorja e Krishtit për ne është shpresa, e cila në kuptimin e saj unik na thotë gjithmonë të ngulmojmë në pohimin e së mirës, pa humbur besimin në një të nesërme më të mirë dhe më të lumtur dhe në një jetë të re, që vjen gjithmonë pas vuajtjes. Prandaj le ti kthehemi paqes, bashkimit dhe dashuris njërzore dhe le të bëjmë gjithçka që gëzimi ynë festiv të jetë i pastër dhe i plotë, në mënyrë që të jemi vërtet dëshmitarë të Ngjalljes së Krishtit dhe Kosova e Metohia, përgjithmonë si pjesë e Serbisë, të mbetet kujtimi ynë, destinacioni ynë xhemat, ku ne ruani sot vatrat dhe vendet tona të shenjta, le të ndërtojmë të ardhmen tone. Me urimin e gëzueshëm të Pashkëve të së vërtetës, shpresës dhe dashurisë së përjetshme, ju përgëzoj edhe një herë për festën – Krishti u Ringjall, Vërtet është Ringjall”, ka shkruar Petkoviq në urimin për Pashkët.
0 komentet