Petkoviq: Beograd nuk shkel detyrimet, Prishtina shkel dialogun dhe refuzon formimin e BKS
Burim: Kosovo Online
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënëses së Unionit Europian se me kundërshtimin për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Sërbia shkel detyrimet e proçesit të normalizimit dhe tha se tek dialogu, Beogradi është i vetmi kontributor në normalizimin dhe arritjen e marrëveshjeve.
Petkoviq ka theksuar se Prishtina për 13 vite ka refuzuar zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe forimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe se “me terrorin ushtruar ndaj sërbëve, përditë shkelet dialogu''.
“As Kurti, as zëdhënësja e UE nuk dëshirojnë që të dakordësohen rreth kësaj. Boll me zgjuarsitë” ka thënë Petkoviq në rrjetin social “X“.
Zëdhënësi i UE sot më herët ka thënë për Kohën se Sërbia shkel detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit çka u reflektua dhe me kundërshtinë e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
“Përparimi i Sërbisë në rrugën europiane varet nga përpjekjet në përmbushjen e plotë të detyrimeve që rrjedhin prej Marrëveshjes së vitit 2023 për normalizimin”, ka thënë zëdhënësi i UE.
0 komentet