Petkoviq: Populli sërb në zgjedhje tregoi unitet

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka theksuar se më e rëndësishmja është se populli sërb në zgjedhjet e fundit vendore në Kosovë, tregoi unitet çka Lista Sërbe fitoi bindshëm në zonat dhe komunat sërbe.

Petkoviq për Juronjuz Sërbia, kujtoi se Lista Sërbe fitoi në raundin e parë në nëntë nga dhjetë komuna dhe fitoi dhe në Kllokot por me rezultat nën 50% ku nevojitet raundi i dytë më 9 nëntor.

"Në të gjitha komunat sërbe, Lista Sërbe arriti fitore bindëse në raundin e parë, çka tregon vendosmërinë e plotë të sërbëve se Lista Sërbe do të jetë ajo që do t'i udhëheqë. Pjesëmarrja në zonat sërbe ishte shumë më e lartë sesa në zonat shqiptare, ku ishte në nivelin e 39%, pra me 180,000 vota më pak se në shkurt në të ashtuquajturat zgjedhje parlamentare. Në zonat sërbe, përqindja e atyre që dolën ishte më e lartë se 60-65%", theksoi ai.

Petkoviq theksoi se ishte veçanërisht i kënaqur me fitoren e Listës Sërbe në Graçanicë, sepse aty luftoi kundër Nenad Rashiqit dhe kandidatit të bashkuar shqiptar.

"Shqiptarët ishin si brirë në thes kur është fjala për konstituimin e parlamentit dhe qeverisë, por kur është e nevojshme të sulmohet populli sërb, shqiptarët janë unikë. Kjo është ajo që mund të mësojmë kur është fjala për interesat tona kombëtare", nënvizoi Petkoviq.

Ky i fundit tha se shumë persona të zhvendosur brenda vendit i’u përgjigjën thirrjes për të votuar, për të cilën është mirënjohës.

"Tani na takon që me forcë të përbashkët dhe të unifikuar të luftojmë kundër terrorit. Treguam se pavarësisht se sa e madhe është fuqia nga Prishtina për të shkatërruar popullin tonë, akoma më e madhe është forca e popullit sërb me shtetin e Sërbisë, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Qeverinë e Sërbisë. Do të vijojmë të luftojmë për popullin sërb në Kosovë e Metohi", tha Petkoviq.

I pyetur nëse vendimi për tërheqje nga institucionet ishte i mençur, Petkoviq tha se pyetja u bë gabim, sepse të huajt po bëjnë të njëjtën gjë.

"Ai ishte vendim i detyruar, vendim që morën sërbët, jo sepse e dëshironin, por ishte i detyruar për shkak të terrorit të Albin Kurtit. Këtë askush nuk e përmend. Lista Sërbe nuk mund t’a duronte terrorin e Kurtit. Edhe tani po e vuan. Por në atë moment ishte e nevojshme t'i thuhej botës se ishte e nevojshme që të formohej Bashkësia e Komunave Sërbe. Ajo nuk u formua sepse Kurti nuk do t’a formojë. Kjo tregon se sa i zgjuar ishte vendimi i presidentit Aleksandar Vuçiq për të luftuar për BKS. Sjellja e Kurtit është testi më i mirë. Kurti sulmon Vuçiqin, sepse punon në interes të popullit sërb, dëshiron t’a shuajë Listën Sërbe sepse lufton për mbijetesën e sërbëve dhe nuk e do BKS sepse është në interes të popullit sërb”, spegoi ai.

Petkoviq theksoi se dalja nga institucionet ishte e nevojshme sesi sërbët t'i tregonin bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave në Kosovë se është e nevojshme të ushtrohet presion ndaj Kurtit, pasi në të kundërt, nuk do të ketë më sërbë në Kosovë.

"Ishte e nevojshme të evidentoheshin të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut, sepse askush nuk kishte vesh për popullin sërb. Në Bruksel, flasim vazhdimisht për terrorin e Kurtit. Duket se të huajt janë në anën e Kurtit, se i japin mbështetje. Ndonjëherë shfaqet ndonjë njoftim kur mbyllin ndonjë institucion sërb, ndalojnë dinarin, por presione thelbësore dhe lëvizje nuk ka ndaj tij", kritikoi ai.

I pyetur nëse do të jetë e vështirë për politikanët sërbë në komuna, pas të gjitha vendimeve të marra deri më tani, Petkoviq tha se do të jetë e vështirë.

Tha se pret që të ketë probleme sepse Kurti do të vazhdojë të abuzojë me institucionet qëndrore dhe të ushtrojë presion ndaj kryebashkiakëve sërbë.

"Do të vazhdojmë si shtet të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë e Metohi, në kuptimin financiar mbi të gjitha dhe në nivel ndërkombëtar të tregojmë se çfarë po ndodh. Gjithnjë e më shumë njerëz në Perëndim e kuptojnë se është Kurti ai që paraqet problem. Vendimi i SHBA për të ndërprerë dialogun strategjik me Prishtinën dhe t’a vazhdojë me Beogradin, është mesazh për Kurtin. Është fjala që Kurti nga këndvështrimi i SHBA, ka kaluar vijën e kuqe dhe Uashingtoni dëshiron paqe dhe stabilitet në Ballkan, nuk do konflikte të reja. Në këtë kuptim, ky është mesazh që në këtë mënyrë të ndalet ndaj sërbëve sepse Kurti ndoqi gjithçka që është sërbe në Kosovë e Metohi. Kurti po bën absolutisht gjithçka që populli sërb të dëbohet", spegoi ai.

Bëri të ditur se presidenti i Sërbisë në të gjitha takimet, ministri i punëve të jashtme Marko Gjuriq në aktivitetet e tij dhe ai në dialog, në çdo vend tregojnë atë çka ndodh.

"Duhet të tregojmë se çfarë po ndodh. Ka luftë serioze hibride ndaj shtetit të Sërbisë. Nuk mund t’a imagjinoni se çfarë informacioni po arrin tek perëndimorët. Më është dashur të telefonoj Pesëshen t’i informoj se çfarë ndodhi në Bruksel. Pavarësisht dhe faktit që Bislimi refuzon të diskutojë dhe të bëjë marrëveshje, dalin informacione krejtësisht ndryshe që ne jemi fajtorë. Duhet të spegoni dhe të hapni hapësirë ​​për të vërtetën", theksoi Petkoviq.

Ky i fundit tha se Sërbia do të vazhdojë të ndihmojë financiarisht popullin sërb në Kosovë.

"Fakti që kryebashkiakët tanë janë zgjedhur dhe se Lista Sërbe sërish është në krye të katër komunave në veri, është garanci për vazhdimin e të gjitha projekteve të shtetit të Sërbisë", nënvizoi ai.

Petkoviq kujtoi se tani janë çelur 400 vende të reja pune në shëndetësi dhe se që nga korona virusi e derimë sot janë çelur 2,000 vende të reja pune në atë sektor.

Tregoi se janë punësuar shumë njerëz edhe në institucione të tjera.

"Në kuptimin financiar, do të vazhdojmë t'i motivojmë më tej qytetarët tanë që të qëndrojnë në Kosovë e Metohi, pavarësisht se sa e vështirë është për ta", tha Petkoviq.

Duke folur për dialogun, Petkoviq kujtoi se sa herë që ai shkon në Bruksel për bisedime, insiston tek Bashkësia e Komunave Sërbe, sepse ajo përfaqëson kornizën për të drejtat institucionale, kolektive dhe individuale të sërbëve, të cilat sot po shkelen.

"Nëse duam të ruajmë popullin tonë, duhet të formohet Bashkësia e Komunave Sërbe, pavarësisht faktit që Kurti këtë e refuzon ashtu si e kundërshton opozita në Prishtinë", tha Petkoviq.

Pyetjes se përse duhet t’a bëjë këtë, pasi Kurti e ka refuzuar për kaq kohë, u përgjigj se Prishtina nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit, e cila parashikonte BKS dhe e cila u ratifikua më pas në parlament me shumicë prej dy të tretash.

"Ky është detyrim i tyre që të zbatojnë marrëveshjen, jo vetëm detyrimin politik se është diçka që është pjesë e të ashtuquajturit sistem legjislativ të tyre", tha Petkoviq.

Ky i fundit tha se problemi është se si Albin Kurti dhe Besnik Bislimi, në rastin e bisedimeve në nivel teknik, refuzojnë të diskutojnë gjëra nga jeta e zakonshme e njerëzve.

Dialogu, kujton, lidhet me normalizimin e marrëdhënieve, si rezultat i Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të vitit 2010, kur dialogu u zhvendos nga KB në terrenin e Unionit Europian.

"Situata është e tillë ku 22 nga 27 shtetet anëtare të BE e njohin Kosovën dhe për ne është shumë e vështirë. Sepse flasim më pak me Bislimin apo Prishtinën, më shpesh me palë të tretë që qëndron në anën e Prishtinës", vuri në dukje drejtori i Zyrës për K&M.

Tha se Prishtina dialogun e shikon si platformë për njohjen e Kosovës nga ana e Beogradit çka thonë, nuk do të ndodhë kurrë. Përsëriti se dialogu i referohet zgjidhjes së çështjeve që kanë të bëjnë me jetën më të lehtë të qytetarëve, sepse kjo do të thotë normalizim, jo ​​çështje statusi.

"Ne dialogu na ka ndihmuar si ekonomi politike, si mekanizëm në luftën që ndihmon popullin tonë", nënvizoi Petkoviq.

Sipas fjalëve të tij, prej vitit 2013, kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit, i gjithë presioni u hodh në tryezën e Brukselit, derisa Albin Kurti erdhi në pushtet në Prishtinë. Ndërkohë, thotë, Beogradi i’u përkushtua zhvillimit ekonomik të vendit, duke e nxjerrë nga balta, ndaj sot Zyra për K&M ka shumë fonde të ndihmojë popullin sërb dhe KOS në Kosovë.

"Nëse tërhiqemi nga dialogu, cila është alternativa? Zgjidhja duhet të gjendet tek dialogu dhe duhet të jetë politik, gjithçka tjetër të çon drejt destabilitetit", paralajmëroi Petkoviq.

I pyetur nëse ndoshta pala e tretë, pra BE i intereson më shumë konflikt i ngrirë sesi të ushtrojë presion mbi Sërbinë, Petkoviq tha se ai tani është në pozitë që insiston në diçka që Prishtina nuk e ka zbatuar.

"Unë tani jam në pozicion më të rehatshëm në dialog, sepse kur ulemi në tryezë, e para që kërkoj është BKS. Kemi bërë shumë për hir të kompromisit, për të zhvilluar bashkëpunimin, për të pasur paqe, dhe tani është radha e Prishtinës të dorëzojë BKS. Nga 15 pikat e Marrëveshjes së Brukselit, u përmbushën të gjitha përveç gjashtë pikave të para dhe ato janë detyrime të Prishtinës dhe unë nuk do të lëviz asnjë grimcë nga kjo", tha Petkoviq.

Kur është fjala për vizitën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen meqenëse u diskutua edhe për Kosovën, Petkoviq tha se Kosova është çështja më e rëndësishme shtetërore, dhe se është e qartë se BE e ka lidhur prej kohësh rrugën e mëtejshme europiane të Sërbisë me përparimin në dialogun me Prishtinën.

"Ne u spegojmë atyre se nuk mund të jemi peng i Albin Kurtit, i cili nuk dëshiron të bisedojë në Bruksel dhe nuk dëshiron marrëveshje", është i qartë Petkoviq.

Ky i fundit shtoi se përparimi për çështjen e të zhdukurve u bë falë Beogradit, sepse këtë çështje nuk e shikon si politike, por si thellësisht humanitare dhe që duhet të zgjidhet, sesi familjet e të zhdukurve dhe publiku të dinë të vërtetën.

"Kjo është rruga drejt pajtimit. Por, ndërsa po e shfrytëzojnë atë temë në Prishtinë, ne hapim lokacione...", vuri në dukje drejtori i Zyrës për K&M.

Pyetjes sesa e interesuar është BE për arrestimet e sërbëve në Kosovë, Petkoviq tha se Unioni nuk është i interesuar, sepse fokusi është në Ukrainë dhe se nuk ka presion apo interes serioz, megjithëse, nënvizon ai, kjo çështje mund të zgjidhej nëse dikush do të donte.

I pyetur nëse në Kosovë pret qeveri të re apo zgjedhje, u përgjigj se këtë nuk e di, pasi Kurti përgjatë gjithë kohës tenton të gjejë shumicën. Prej muajsh, kujton, zgjati zgjedhjen e kryetarit të parlamentit e më pas, siç tha ai, u bë "faull serioz" me zgjedhjen e Nenad Rashiqit për nënkryetar të parlamentit, kështu që shkelën më direkt rregullat e tyre.

"Vendi i nënkryetarit në parlament nuk i përket Rashiqit, sepse kandidati për atë pozicion duhet të propozohet nga Lista Sërbe, pra nga shumica e deputetëve sërbë", nënvizoi Petkoviq.

Ky i fundit konstaton se në Kosovë nuk egziston sundim i ligjit, sepse "çfarë t’i vijë në mendje Kurtit, ai e zbaton".