Staroviq: Asgjë nuk u nënshkrua në Bruksel, por as nuk u refuzua

Nemanja Starović

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, ka thënë sot se takimet e djeshme në Bruksel kanë qenë shumë të vështira dhe kërkuese, por që kur të vizatohet vija, shihet se asgjë nuk është nënshkruar, por as nuk është refuzuar, transmeton RTV.

Staroviq tha se delegacioni shtetëror i Serbisë, i udhëhequr nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, ka arritur të imponojë zbatimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013 si temë e parë dhe më të rëndësishme, para së gjithash në pjesën e formimit të BKS-së.

“Albin Kurti padyshim nuk ka qenë i gatshëm ta shqyrtojë seriozisht këtë temë më të rëndësishme. E vetmja gjë për të cilën është rënë dakord në thelb është se bisedimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme në formën e diplomacisë fluturuese, dhe se takimi i radhës në Bruksel është planifikuar për 18. mars”, tha Staroviq për Tanjug.

Sipas tij, zbatimi duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo marrëveshjeje të re, hapi zero i së cilës është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe.

Staroviq shtoi se ndryshe nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, mungesa kryesore e së cilës ishte se nuk kishte metoda e implementimit të përcaktuara qartë dhe të zbatueshme, tani po ndiqet një rrugë tjetër.