Petkoviq: Sveçla është i fundit i cili mund t’i japë leksione Sërbisë për rrezikimin e pakicave kombëtare
Sërbia është një prej shteteve më me funksionim multietnik në Europë, ndërsa Xhelal Sveçla është i fundit i cili mund t’i japë leksione rreth rrezikimit të pakicave kombëtare, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq, duke reaguar ndaj akuzave të ministrit kosovar të punëve të brendshme në mandatin teknik Xhelal Sveçla se “Sërbia diskriminon shqiptarët dhe ushtron spastrim etnik në ’Luginën e Preshevës’“.
“Sërbia ka qenë dhe do të mbetet një prej shteteve me funksionim më multietnik në Europë dhe kjo mund të dëshmohet me numrin e shumtë të minoriteteve etnike nga Subotica e deri në Bosilegrad. I fundit që mund t’i japë Sërbisë leksione për rrezikimin e pakicave kombëtare, është përfaqësuesi i ideologjisë që solli një prej spastrimeve më të mëdha etnike në historinë moderne”, ka thënë Petkoviq në njoftim.
Ky i fundit veçoi se pikërisht fakti që Sërbia është shumëetnike, i shqetëson persona si Sveçla, të cilët sikurse thotë, kanë frikë patologjike nga gjithçka që nuk përshtatet me ideologjinë e tyre shqiptaromadhe.
Petkoviq kujtoi se deri më sot në Kosovë nuk janë kthyer 212.000 sërbë të zhvendosur pikërisht pasi “krahina jugore sërbe është e kyçur me virusin e shovinizmit dhe një prej përhapësve është pikërisht Sveçla”.
“Kemi parë sulmin brutal të një prej fanatikëve të Sveçlës ndaj maturantit sërb në Mitrovicën e Kosovës me principet e të cilit funksionon ajo ’policia e tij multietnike’ dhe kjo për fat të keq, dëshmohet edhe më drejtpërdrejt nga 20% e sërbëve që u detyruan të braktisnin Kosovën e Metohisë, të inkurajuar nga koncepti i tij i shoqërisë së hapur” ka thënë Petkoviq.
Ky i fundit shtoi se “Kosova e vetshpallur” është kaq e hapur, saqë kushdo që nuk e mbështet politikën e urrejtjes së Kurtit dhe Sveçles mund t’a braktisë lirshëm”.
“Ideologjia, simbol i së cilës është Sveçla, humbi në vitin 1945 dhe i vetmi vend ku ai ende tregon shenja jete, është pikërisht ai që qeveriset përkohësisht nga mbrojtësit dhe promovuesit e idesë së shqiptaromadhe” konkludoi Petkoviq.
0 komentet