Petkoviq: Për dy ditë vazhdim i negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës për tekstin e BKS

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka theksuar se takimi i presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe i të dërguarit të BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak, ishte serioz dhe se Beogradi pranoi ftesën e Llajçakut që për dy ditë të vazhdojnë negociatat në Bruksel ku do të diskutohet për statusin e BKS.
"Biseda mes Vuçiq dhe Llajçak ishte mjaft serioze, presidenti Vuçiq ka njohur në detaje dhe argumentoi Llajçakun me situatën e rëndë me të cilën po përballen sërbët në K&M ku i
dha informacione dhe fakte për kërcënimin e përditshëm të sërbëve dhe veprimeve të përshkallëzuara të Kurtit. Folëm edhe për BKS, kjo është tema kryesore dhe më e rëndësishme, mbi të gjitha për popullin sërb në K&M” tha Petkoviq.
Ky i fundit shtoi se BKS përfaqëson mekanizëm për ruajtjen e të drejtave kolektive dhe individuale të popullit sërb në Kosovë.
“De-eskalimi në terren është i domosdoshëm, nevojitet të shikohet normaliteti i jetës në veri të K&M ku kërcënohet përditë. Por është gjithashtu e rëndësishme që përfundimisht të hyjmë në diskutime për statutin e BKS, ashtu sikurse dhe kompetencat egzekutive që ajo i ka në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe në vitin 2015. Beogradi ka çdo të drejtë të financojë ato institucione” ka thënë ai.
Sipas fjalëve të tij, Beogradi ka pranuar ftesën e Llajçakut që më 16 nëntor në Bruksel të vijojnë negociatat në kuadër të dialogut.
"Ka qenë fjala për të gjitha temat tjera në kuadër të atyre marrëveshjeve që janë nënshkruar apo për të cilat është dakordësuar në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Beogradi kurrë nuk është larguar nga bisedimet dhe dialogu, përherë kemi insistuar tek dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve. Pranuam thirrjen e Llajçakut që për dy ditë të takohemi në Bruksel ku do të vazhdojnë bisedimet. E dini mirë se Beogradi pajtohet për paqe dhe dialog pasi është i nevojshëm për ne” ka thënë Petkoviq gazetarëve pas takimit me Llajçakun.
0 komentet