Xhelletoviq: Premiera e filmit "Korrja" për trafikimin e organeve në Kosovë, vjeshtën e ardhshme, një prej aktorëve Bikoviq

Veselin dželetović
Burim: Kosovo Online

Filmi i shumëpritur "Korrja" rreth vuajtjeve të popullit të pafajshëm sërb në Kosovë para luftës, pengmarrjet dhe trafikimin e organeve humane, vjeshtën e ardhshme pritet të shfaqet në kinema. Siç bën të ditur Veselin Xhelletoviq, autori i romanit "Zëmra sërbe e Johanit" prej motivit të të cilit xhirohet filmi, në këtë projekt përfshihen emra të shumtë të filmit botëror, ashtu sikurse dhe të kinematografisë vendase, apo dhe nga Hollivudi. Njëri prej tyre është dhe aktori i ri sërb Millosh Bikoviq.

Xhelletoviq thotë se çaku i parë ka rënë të hënën që shkoi çka zyrtarizoi fillimin e punës për filmin në të cilën “mbarë bota do t’u mundësohet të dëgjojnë të vërtetën-se kush është viktima dhe kush është krimineli në Kosovë".

Thënia se "e vërteta është si lumi, përherë gjen rrugën e vet" autor i një prej historive më emotive në Ballkan sqaron sesi u lidh me producentin nga Hollivudi dhe pati mundësinë dhe historinë e vërtetë të gjermanit i cili mori zemrën e sërbit të rrëmbyer në Kosovë, do të ekranizohet.

"Filmin e punon produksioni ynë me producent nga Hollivudi. Bandof film është producenti kryesor. Kjo është ëndrra ime e shumëpritur, pesë vjet pres këtë film, jo vetëm për filmin, por pasi është një nga mënyrat e mia të luftës për ruajtjen e atdheut. E dini, kujtimet nga atdheu nuk mund t'ju hiqen kurrë. Kur atdheu juaj është i pushtuar si i imi, mendoj se kjo është mënyra në të cilën mundemi së bashku të luftojmë për t‘a ruajtur dhe t'i mundim me armët më të forta, që janë e vërteta dhe kultura. Nisëm xhirimet e filmit, të hënën ra çaku i parë dhe u xhiruan shumë nga skenat që ishin parashikuar. Bëhet fjalë për romanin tim rreth trafikut të organeve në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë” tha Xhelletoviq.

Siç thekson ai, për të është veçanërisht e rëndësishme që filmi të nxjerrë në pah faktin se pengmarrjet dhe trafikimi i organeve humane në Kosovë nuk ndodhën në “vorbullën e luftës”, por në kohë paqeje, përballë bashkësisë ndërkombëtarëve e cila heshti.

Mesazhe të tilla, shton ai, do të nxisin çështje të shumta për njerëzimin, drejtësinë, të vërtetën, besimin, diversitetin dhe së fundi atë thelbësoren-"mbi çfarë themelesh qëndron shteti fals i Kosovës".

“Ajo çfarë potencoj është se kjo histori e cila ka ndodhur jo në vorbullën e luftës, por në kohë paqeje, kur mbarë komuniteti ndërkombëtar bënte sehir dhe heshtte në atë se çfarë ndodhte poshtë. Kur shikonte rrëmbimet e njerëzve, heshtte për këtë, kur shikonte shembjen e shenjtoreve më të mëdha sërbe, heshtte, nuk foli dhe tashmë është radha jonë të flasim. Ne me të vërtetën kemi mundësinë të dalim në botë dhe e vërteta është si uji ku gjithmonë gjen rrugën e vet. Kështu që dhe vuajtjet e sërbëve do të gjejnë rrugën e vet", ka thënë Xhelletoviq.

Filmi "Korrja" ashtu si në roman, rrëfen historinë e njeriut, personazh i vërtetë, me emër dhe mbiemër, i cili u motivua nga ëndrrat për të nisur rrugën për në Kosovë dhe për të gjetur familjen e donatorit të tij.

“Ky është rrëfim që duhet të arrijë tek të gjithë shikuesit dhe mendoj se pas përballjes me të vërtetën për rrëmbimin e sërbëve në K&M, shumë do të pyesin veten se si është e mundur të ketë ndodhur kjo, në atë që ky krijim monstruoz që u quajt shteti i Kosovës po prehet. Në Kosovë pjesa tjetër janë njerëzit më të pafajshëm dhe pikërisht ky është krimi i bërë ndaj atyre njerëzve. Libri im flet për këtë, ky film flet për të dhe shpresoj që të ketë gjithnjë e më shumë dëshmi të tilla” tha autori. të romanit.

Rreth vuajtjeve sërbe dhe besueshmërisë së romanit të tij dhe filmit, siç thotë, egzistojnë shumë dëshmi si raporti i Dik Martit dhe deklaratat e ish-kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte.

Megjithatë, pala shqiptare i shmanget me këmbëngulje përgjegjësisë dhe përpiqet të përdorë kërcënime dhe forcë për të përgënjeshtruar këdo që përpiqet të thotë të vërtetën.

Pyetjet se cilat kanë qenë përshtypjet e tij të para nga xhirimet, Xhelletoviq theksoi se ishte i mahnitur nga koheziviteti i ekipit, organizimi, madhësia e projektit, por edhe nga përpjekja e regjisorit për t'ia paraqitur publikut historinë sa më të besueshme.

"Epo, unë jam njeri që nuk jam nga botë e tillë dhe jam i kënaqur me profesionalizmin me të cilin afrohet producenti im. Kam parë se sa i mirëkoordinuar dhe i madh është ekipi. Aktorët e Hollivudit ishin në grevë dhe shumë pak filma u miratuan. Ky është një prej tyre. Xhiruam skena me njerëzit tanë, gjatë dimrit do të xhirojmë skenat e dimrit dhe goditja më e madhe tek xhirimet do të jenë gjatë marsit dhe prillit dhe në dashtë Zoti në vjeshtë do të jetë premiera e tij” tha ai.

Mirëpo, bashkëbiseduesi ynë nuk ka mundur të thotë se kush është i përfshirë në këtë projekt, por ka zbuluar se njëri prej aktorëve që ka qenë aktiv qysh prej fillimit, është Millosh Bikoviq.

Ai spegon se për shkak të dëshirës së shqiptarëve për të sabotuar xhirimet dhe për të fshehur të vërtetën që “kërcënon” të bëjë xhiron e gjithë botës, nuk është mirë të zbulohen të gjitha detajet rreth xhirimeve të filmit.

“Nga aktorët tanë Millosh Bikoviq ndodhet këtu qysh prej fillimit. Nuk do të ekspozoj detaje, po planifikojmë shumë më shumë. Megjithatë, jeni në dijeni të temës, sa katastrofike është për të gjithë ata që marrin pjesë në projekt, sepse janë të vetëdijshëm se sa i fortë është ai lobi shqiptar. Më përmendnin në media, tentonin të n‘a mbyllin me dhunë. Regjizori ynë kur publikuam emrin dhe mbiemrin e tij, në harkun kohor të një jave në media mori më shumë se një mijë përmbajtje kërcënuese. Ja sa i fortë është ai lob. Kur të jemi afër fundit, do t'ju tregoj shumë emra të zhurmshëm si vendas ashtu edhe ata nga Hollivudi", tha Xhelletoviq.

Pyetjes nëse pret që “Korrja” të marrë ndonjë çmim, thekson se e vetmja gjë e rëndësishme për të, është që e vërteta të depërtojë në botë.

Duke përshkruar se si gjatë krijimit të poemës është “udhëhequr nga ndonjë fuqi më e lartë” çka dhe sot po ndodh kur bëhet fjalë për xhirimin e filmit, shprehu besimin se misioni i tij do të përmbushet.

“Mirënjohjen më të madhe që kam marrë për atë roman është nga një murg, i cili tha se vlera më e madhe e romanit tim është se lexohet me një seancë dhe kur e lexon ngelesh pa frymë. Tha se vlera më e madhe e këtij romani eshte se në të nuk ka urrejtje. Olivera Katarina gjithashtu me tha që kam shkruar në mënyrë poetike rreth një krimi të tmerrshëm. Nëse filmi përcjell këtë histori të ngrohtë njerëzore, por definon saktësisht kush është viktimë e kush është maskara, mendoj do të arrijmë tek mbarë publiku botëror. Kjo është ëndrra ime” theksoi Xhelletoviq.

Një shtet sipas fjalëve të tij, tërhoqi njohjen e Kosovës falë romanit.

"Kështu që shpresoj që filmi të kontribuojë në përhapjen e historisë së mëtejshme dhe se bota do të shikojë se çfarë fanatiku dëshiron të krijojë. Sigurojnë dhe pikërisht këto ditë, atë sjellje arrogante, dhunim, arrestim të njerëzve të pafajshëm... Kemi të vërtetën dhe kemi kulturë dhe mendoj se bota do t’a njohë këtë” tha Xhelletoviq.

Kritikat ndaj romanit deri më tani kanë qenë të gjitha pozitive ndërsa autori thotë se ndaj kësaj të vërtetë historike, askush nuk mund të mbetet imun.

Ende, thotë ai, është në mosbesim sesi vetë mundi që në kohë kaq të shkurtër të shkruajë një vepër të tillë e cila është përkthyer në disa gjuhë botërore.

“Kur erdhi gjermani për të dhënë të holla për familjen e njeriut, ai mendoi vetëm t’a bënte këtë dhe të kthehej në Gjermani, sepse falë zemrës së tij i shpëtoi jetën. Megjithatë, ai thotë se kur erdhi i djali i vogël (djali i donatorit) kaloi një metër larg tij pasi qepjet nga operacioni ishin gati të plasnin. Ai thotë se ajo zemër kërkonte të dilte jashtë, se e njohu të fëmijën, a ishte autosugjestioni i tij, providenca hyjnore, por kjo është kaq histori e fortë çka mua më shkaktoi dhimbje kaq të madhe kështu që këtë poemë e shkruajta për dy orë. Edhe sot e kesaj dite pyes veten nëse e kam shkruar apo m‘a ka diktuar dikush. E dini, pesë faqe formati A4 të shkruash brenda dy orëve. Kjo është thjesht e mbaruar prej meje dhe kushdo që e ka dëgjuar atë histori, ka pasur të njëjtat reagime, kështu që përveç lobit shqiptar që i shqetëson e vërteta, nuk ka kritika negative, të gjithë e simpatizojnë dhimbjen” tha Xhelletoviq.

Shqiptarët, thekson ai, tentojnë me këmbëngulje t‘a mohojnë pavarësisht nga rezonanca e librit në publik, ndërkohë që regjisorin e shpallën menjëherë rus.

"Ata shkojnë zgjuarsisht dhe perfidë, tentojnë me të gjitha mënyrat që këtë t’a ndalojnë. Pashë dhe në internet dhe ka shumë nga këto, por nuk mundem kundër kësaj, ata këtë e bëjnë dhe do të duhet që ndonjë ditë t‘a shikojnë veten e tyre në pasqyrë. Shpresoj që në vjeshtë, dashtë Zoti, do të ketë premierë të madhe, mendoj se distributori do të jetë shtëpi e madhe boterore, kështu që mbarë botën 'Korrja' të shfaqet dhe që spektatorët të shikojnë se cfarë ka ndodhur në hapësirën e K&M nga ku do të bëjnë shumë pyetje ku shpresoj që shteti ynë këtë t’a shfrytëzojë në mënyrën më të mirë“ përmbylli ai.