Mosrespektimi i të drejtës ndërkombëtare, prelud i luftës së re botërore
Shkruar për Kosovo onlajn: Zhelko Shajn, korrenspodent special i Politikës nga Shkupi
Kosova dhe Metohia, Ukraina dhe Gaza janë zona tre qendrore ushtarake që përshkruajnë qartë linjat e konflikteve globale dhe pretendimet ushtarake dhe politike. Nuk mundemi të konstatojmë se në botë po shpërthen luftë e përgjithshme botërore, por mund të pajtohemi me konstatimin e Papa Françeskut, të cilën na e kujtoi Kardinali Pietro Parolin, sekretari i Shtetit i Vatikanit, duke thënë për “Politikën” në vitin 2019 se në skenë Lufta e Tretë Botërore është në fragmente.
Në të vërtetë, nëse situatën e tashme e krahasojmë me Luftën e Dytë Botërore kur nazistët shkatërruan genocidialisht sllavët, hebrenjtë dhe romët, kudo që ishin në çdo kënd të globit-fatkeqësisht ngjashmëria është evidente. Këto tre territore kanë të njëjtën përbërje të popullsisë në të cilat nxitoi vetë Hitleri
Në Ukrainë po konfliktohen rusët me ukrainasit, në Izrael palestinezët me hebrenjtë, në Kosovë e Metohi shqiptarët me sërbët. Pra në të tre këto zona kemi të njëjtat ndarje botërore: në njërën anë SHBA dhe NATO blloku i cili mbështet Ukrainën, Kosovën (shqiptarët) dhe Izraelin (hebrenjtë), e përkundër tyre janë Federata Ruse, Kina, Indija, Afrika e Jugut dhe bota myslimane.
Turqia si anëtare e aleancës Veriatlantike tenton përmes aktiviteteve të veta diplomatike të vendosi paqe, por dhe shpërthimin e konfliktit të ri në Izrael, krejtësisht kundër të gjithë atyre që ishin në anën e Izraelit dhe e konsiderojnë Hamasin organizatë terroriste. Në një moment, Blinken, sekretari amerikan i shtetit në Indi, u distancua nga sulmet e Netanjahut ndaj popullsisë civile palestineze.
E njëjta kjo Amerikë e cila Kosovën e njeh si shtet të pavarur, me presionin e ngadaltë politik ndaj Beogradit, insiston në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit me aneksin e Ohrit. Të tillë qëndrim mbajtën edhe vendet europiane, përveç Gjermanisë, e cila insiston agresivisht për njohjen e Kosovës nga Beogradi zyrtar. Presidenti i Republikës së Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar vazhdimisht se kjo është e pamundur derisa ai të jetë në krye të Sërbisë. Presionet me të cilat ballafaqohet Sërbia kanë qëllim të qartë-të provokojnë trazira siç ato që ndodhën në Banjskë ku të kulmojnë me çeljen e portave të "avaksëve" gjermanë në shoqërinë e aviacionit të NATO-s, ashtu sikurse në vitin 1999, kur u bombardua Jugosllavia dhe për t’a shkatërruar plotësisht Sërbinë.
Megjithatë, Forumi i Paqes në Paris i titulluar "Kërkimi i qëllimit të përbashkët në botën rivale" i cili mblodhi së bashku përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe liderë shtetërorë mes të cilëve dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, i kushtohet sfidave më të mëdha të sotme dhe kërkimit të përgjigjeve efikase për problemet më urgjente botërore, si lufta në Ukrainë dhe konflikti mes Izraelit dhe Hamasit në Lindjen e Mesme. Presidenti francez në çelje të Forumit theksoi se në lidhje me sfidat e shumta egziston ndasi globale dhe se Forumi është krijuar me idenë e ndjekjes së katër parimeve: ruajtjen e planetit, të drejtën për sovranitet të çdo shteti, zhvillimin ekonomik dhe komplementaritetin. Qëndrim i tillë vështirë se do t'i pëlqejë Gjermanisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për respektimin e sovranitetit shtetëror dhe komplementaritetit.
Ndërsa deri në ribashkim Gjermania mbrojti integritetin territorial, si dhe në Asamblenë e fundit të KB, ku në fjalën e saj ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analina Berbok, nënvizoi sesi Gjermania respekton Kartën e KB dhe integritetin territorial të çdo vendi, duket se po përjetohet politika e Hitlerit që të gjitha traktatet ndërkombëtare zgjasin për aq kohë sa i vjen për shtat interesave gjermane. Pas bashkimit, ky vend filloi të vepronte sikur të kishte paguar të gjithë esnafët për krimet që Gjermania naziste bëri në mbarë botën kundër sllavëve, hebrenjve dhe romëve dhe se i kishte hequr kombit të vet hipotekën dhe atë, me investimet ekonomike kanë të drejtën e presionit politik madje duke përdorur ushtrinë.
Kancelari gjerman Sholc, kujtojmë se së fundi komentoi me entuziazëm se pjesëmarrja e Gjermanisë në bombardimet e RF të Jugosllavisë dhe në luftën në Ukrainë, për vendin e tij është fillimi i një etape të re. A do të thotë kjo se interesat që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare për Gjermaninë kanë pushuar së zbatuari dhe se me të vërtetë për kancelarin dhe shtetin e tij ka filluar epokë e re shpërfilljeje ndaj ligjit ndërkombëtar?
Pjesëmarrja në aggression e Gjermanisë ndaj RF të Jugosllavisë ishte në kundërshtim me Kartën e KB, por edhe me Ligjin Themeltar të Gjermanisë, d.m.th. Kushtetutës së Gjermanisë. Ky vendim, i rastësishëm apo i qëllimshëm, i pamatur i aleatëve të Luftës së Dytë Botërore që Gjermania të merrte pjesë aktivisht në vorbullën e luftës pas rënies së Murit të Berlinit dhe pas Luftës së Ftohtë, çeli portën e Luftës së Tretë Botërore dhe anashkalimin e vendimit të KB dhe Kartës së KB.
Propozimet franko-gjermane për zgjidhjen e çështjeve mes Beogradit dhe Prishtinës, Shkupit dhe Sofjes nxisin konfliktet në Ballkanin Perëndimor, ndoshta në një shkallë më të gjerë se sa bërën me marrëveshjet e Minskut, të cilat nuk u implementuan dhe të cilat-siç konfirmohet nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish-presidenti francez Oland-shërbyen vetëm si përgatitje e Ukrainës për luftë me Rusinë. Me veprimet e tyre dhe e kështu me shkeljen e sovranitetit të këtyre vendeve. Maqedonia e Veriut kushtëzohet me ndryshim urgjent të Kushtetutës, përndryshe do të përballet me izolim ndërkombëtar dhe prej Beogradit kërkohet të njohë pavarësinë e Kosovës.
Nëse Franca është zgjuar dhe mund të shikojë pasojat e rrugës në të cilën po e çon Gjermania atë pas Luftës së Ftohtë, është koha që të vendosë me maturi rolin e saj në Europë dhe mbi të gjitha, të arsyetojë Gjermaninë dhe të mos lejojë që ajo të shkelë në mënyrë hipokrite ligjin ndërkombëtar dhe nxisë vorbullën e fitimit të luftës. Prandaj, i takon Makronit të bëjë lëvizje pas që do të parandalojë shpërthimin e luftës së re botërore, e cila mund të ndihmohet shumë nga Sërbia, e cila udhëheq politikë ushtarake neutrale dhe udhëheqja shtetërore e së cilës vlerësohet shumë nga Kina, Rusia, Brazili, dhe India, por dhe meritat historike të Jugosllavisë në Luftën e Dytë Botërore, ku përmes lëvizjes së fuqishme çlirimtare ushtarake, mundësoi shembjen e treshes naziste: Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, falë së cilës palët aleate fituan. Megjithatë, Franca dhe të njëjtat forca aleate, duket se kanë harruar rolin e popullit të Sërbisë dhe se ky vend nuk ka qenë kurrë atdheu i kombit genocidal. Nga ana tjetër, është shumë e qartë se kush e ka në genet e tyre vorbullën e luftës dhe mënyrën e mosrespektimit të së drejtës ndërkombëtare.
Prandaj, ndonëse vend i vogël, Sërbia përmes aktiviteteve të veta diplomatike mund të ndihmojë Francën që të kthehet në rrugën e duhur në marrëdhëniet me SHBA, Federatën Ruse, Kinën, Indinë dhe Turqinë.
0 komentet